Po ndërtohet dogana te tuneli i Kalimashit ku do të paguhet taksa e Udhës së Kombit

15:52 / E martë, 06 Shkurt 2018

 

Shkruan: Rexhep Shahu

Taksa per te hyre ne Udhen e Kombit do te paguhet domosdo. Nuk mund te lejoje me Shqiperia qe serbet ta shkelin teritorin e Shqiperise pa paguar as 5 euro. Nese nuk duan te paguajne 5 euro, mos te udhetoje askush neper Udhen e Kombit sepse ajo udhe eshte ndertruar pa deshiren e Edi Rames.
Kosova duhet te paguaje takse rruge per te hyre ne Shqiperi, ne token e xanun prej Edi Rames. Edhe Shqiperia duhet te paguaje takse udhe per me hy ne Kosove.Takse vetem per Udhen e Kombit qe u ndertua me taksat e shqiptareve.

Taksuesit e sotem te Udhes se Kombit qe bashkon shqiptaret, nuk e ndaluan ate bote ndertimin e saj megjithese ulertiten deri te zoti se u dukej udha e gjere, u dukej udhe per ne planetin Mars, dhe e donin te ngushte. Sot duke e taksuar kalimin neper ate udhe, duan ta veshtiresojne perdorimin e kesaj udhe, t’ua veshtiresojne shqiptareve atdheun, te cilin e ka xanun e don me zanun edhe me shume Edi Rama. (Atdheu jane zyrat e shtetit, postet, gjykatat, prokuroria… dhe Rama i don te tera per te vetet, per te tijte…).

Makinat e udhetaret qe hyjne nga Greqia, Maqedonia, Mali i zi, Italia nuk paguajne kur hyjne e dalin ne Shqiperi. Kush hyn nga Kosova ne Shqiperi e kush hyn nga Shqiperia ne Kosove do te paguaje takse minimalisht 5 euro.

Banoret e zones se mallkuar verilindore, te shpallur gjithmone si zona me e varfer e vendit, si zona e treguar me gisht domosdo e varfer, qe ne fakt nuk eshte me e varfer, perkundrazi, se ne ate zone eshte prodhuar e prodhohet energjia elektrike per gjithe vendin dhe minerelet per gjithe vendin, e jo domatet e specat… pra keta banore do te duhet te paguanje me ardhe ne Tirane dhe me u kthye ne Kukes, Tropoje, Has. Keto banore jane te mallkuar sepse asnjehere nuk kane qene te lire te vijne ne Tirane gjate diktatures. Dhe Edi Rama nuk don te shpetojne nga ky mallkim keta njerez.
Edi Rama e don Kosoven, veriun e vendit dhe bashkimin kombetar.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400