Propagranda mbi fenë

22:30 / E shtunë, 16 Qershor 2018

 

Nga Tafil Morina

 

Propaganda pro-fetare islamike, e lansuar nga eksponent të caktuar, qofshin të nxitur nga qarqe politike apo ato jo-politike kanë irrituar pa masë grupacione të tjera të shoqërisë, si ato me orientim tjetër fetar, po ashtu edhe ato pa orientim të caktuar religjioz.

Populli i Kosovës nuk mbahet mend të jetë manipuluar ndonjëherë më shumë se sa këto vitet e fundit nga propaganda, e cila i tejkalon të gjithë kufijtë e një përhapje normale të doktrinave fetare.

Ky Ramazan sikur dhe ramazanët e viteve paraprake ka shpërfaqur mënyrën imponuese për të mos thënë të “dhunshme”, duke shfrytëzuar nivelin e ulët të vetëdijës te shtresat e ndryshme, duke shfrytëzuar hapësirën kushtetuese, duke keqpërdorë tolerancën fetare, për të mbjellë apo krijuar një vetëdije “islamiko-politike”, në “kokatë deficitare” të një pjese të shoqërisë shqipëtare.

Më e keqja e këtyre qarqeve është, kur të tillat janë në gjendje të shkelin, përdhosin, denigrojnë vlerat më të çmuara kombëtare, të cilat janë të padiskutueshme dhe të pa prekshme, me të cilat indentifikohët e kaluara jonë, lashtësia, ndjenjat liridashëse dhe përpjekjet e popullit për liri dhe mireqenje, përpjekjet për një shoqëri të shëndoshë.

Ky kaos “fetar”, më së shumti po i shkon përshtati armikut të përhershëm (Sebisë), të cilët po e shfrytëzojnë, për të identifikuar popullin tonë me islamin, si një popull inekzistent apo ardhacak. Ndërkohë, që prijësit fetar në Kosovë në vazhdimësi po tregojnë gadishmëri për t’i shërbyer “birit të dreqit“, (Serbisë dhe kujdo tjetër), vetëm e vetëm që t’i kënaqin apetitet e ekstremizmit të shfrenuar islam, që po përcjellet më së shumti përmes Turqisë.

Çfarë do të ndodhte sikur një fushatë e tillë të bëhej edhe nga pjestarë e prijës të katolicizmit në Kosovë. Çfarë do të ndodhte sikur ekstremizmi krishter të arrinte nvelin e ekstremizmit islam që po rritët për ditë e më shumë? Si do ta menaxhonte një situatë hipotetike qeveria me dikasteret e saj të sigurisë në hapsirën tonë?

Islamistët në Kosovë, vazhdimisht ankohen se dikush po i pengon aktivitetet e tyre dhe s’lënë mjet pa përdorë, për t’i bindur të tjerët se ata dhe vetëm ata kanë të drejt. Në të vërtetë ata (islamistët), nuk i pengon askush në veprimtaritë e tyre, por janë të zhgënjyer sepse nuk po arrijnë t’i bindin të gjithë, qoftë edhe ata te religjioneve tjera se “Zoti e ka krijuar vetem një fe dhe vetëm një profet”.

Të ndalohët përdorimi i fesë në një shoqëri është antidemokratike, dakord! Por, a është demokratike keqpërdorimi i njerëzve me deficit mental, a është demokratike keqpërdorimi i tolerancës fetare, keqpërdorimi i laicizmit kushtetues, keqpërdorimi i lirisë së përdorimit të të gjitha feve në shoqeri?! .

Po, rrjedhimish të dy këto fenomene duhet luftuar nga dikush. Kush mund ti luftojë këto fenomene atidemokratike, përveç shoqërisë së shëndosh dhe udheheqjes shtetërore, e cila ka në dispozicion mekanizmat e zbatimit të ligjit, arsimin, kulturen dhe dikastere tjera shtetërore. Heshtja është “vetvrasje” në këtë kohë.

Për të mos shkuar më tej, mbetët detyrë imediate e qeverive respektive të Kosovës dhe Shqipëris të vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat, me tërë kapacitetet e tyre, që të reagojnë sa më shpejtë në frenimin e kësaj situate , në sanimin e pasojave, në eliminimin e struktuarave të organizuara të islamit radikal, të cilatë fatkeqësisht janë shumë aktive si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, nga të cilat rrezikohët shoqëria jonë gjithandej. Përndryshe “rrëshqitja kombëtare” nuk do të mund të evitohet për një kohë të gjatë, dhe pasojat do të jenë katastrofale, e të pariparueshme.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400