Protesta e opozitës pengesë e qëllimshme për bllokimin e negociatave

17:41 / E premte, 25 Maj 2018

 

Nga Xhuljo Ferzaj

Në një moment kyç kur ne qytetarët i kemi sytë te çelja e negociatave, opozita e vendit tonë organizon protestë, e cila nuk është ndërtuar mbi bazën e asnjë kauze, asnjë argumenti të besueshëm, përveç akuzave politike të cilat shtohen çdo dit. Në vend që të ishte e aktive në kuvend, komisionet ligjore, bashkëpunuese në një moment kur bëhet fjalë për interesin kombëtar. Ajo ka zgjedhur të dali në protestë para kryeministrisë, të thotë “Jo! Ne nuk duam hapjen e negociatave me Bashkimin Europian”.
Protesta e opozitës do organizohet mbi bazën e fjalëve të “Babales”, Albert Veliut, një kukull që u përdor nga vetë PD-ja, për të deklaruar se ai ishte autori i audio përgjimit. Ndërkohë jo më larg se dje Arben Ristani tha se Albert Veliu i përkiste PS, e përdorën sa të gjenin një shkak për të krijuar protestë, më pas e hodhën në rrugë. Kjo gjë pritej të ndodhte dhe nuk është ndonjë çudi. Të mos habitemi nëse pas protestës të nxjerrin ndonjë “Protestues X”, të dali e të deklaroj se është dhunuar, se kjo është qeveria që shkel qytetarët, a ku ta dimë se çfarë manipulimesh mund të nxjerr “Kinostudioja Shqipëria e Re”. Pse pikërisht protesta në prag të hapjes së negociatave? Pse opozita të mos ishte bashkëpunuese?
Opozita a nuk është votuar me votat e qytetarëve që duan integrimin e Shqipërisë? Pse sot të mos ishin hapur negociatat, kështu do ishim duke festuar dhe jo protestuar? Ndërsa sot të debatohej se kush punoj më shumë për përshpejtimin e afatit të hapjes së negociatave, të merrnin duartrokitjen dhe vlerësimin e qytetarëve. Pse opozita bojkotoi miratimin e rezolutës për hapjen e negociatave me BE-në ?
Për çfarë i kanë votuar qytetarët këta, për karriget, vjedhje apo mashtrim? U votuan të na lënë në pritje para derës së BE-së edhe ca vite të tjera? Problemi i opozitës është më larg nga sa ne e mendojmë, kjo fillon që nga organizimi për ringritjen e PD dhe LSI, pas rezultatit të turpshëm që arritën në zgjedhje. Goditja e dytë i erdhi LSI-së nga përfaqësuesit e vet në këshillat bashkiak, duke iu bashkuar Partisë Socialiste, ky ishte një refuzim i politikave të Monika Kryemadhit. Ashtu si ata këshilltarët e LSI që u larguan, qytetarët po e kuptojnë se kush po u shërben dhe kush jo. Qëllimi i vërtet i opozitës tashmë ka dal hapur, kushdo po e kupton se cila palë është pengesa e reformës dhe integrimit. Opozita ka dy synime, së pari të pengoj hapjen e negociatave, së dyti bllokimin e reformës me çdo mjet. Një ndër kushtet që kërkon Bashkimi Europian është edhe dialogu midis partive politike në Shqipëri, kjo është baltosur falë krizës artificiale të prodhuar mbi bazën e gënjeshtrave të fabrikuara në zyrat e PD-së, duke korruptuar një person si Albert Veliu, gjë e cila nuk është e vështirë, ka shqiptarë të tillë që vetë ofrohen për tu përdorur, nga ana tjetër doli dhe “gazetari” Jetmir Oldashi, i cili pretendonte se ishte autori i videos. Por në fakt dalja në skenë e Jetmir Olldashit ishte një taktik politike për ta zhvendosur përgjegjësinë dhe autorësinë te një portal i cili rezulton se financohet nga vetë PD, me pretendimin për ta shitur te ne qytetarët si investigim të medias.
Kjo dështoj që nga momenti i kontraditave midis “Babales” dhe Jetmir Olldashit, kishin marrë përsipër të thoshin aq shumë gënjeshtra sa u ngatërruan me dëshmi të ndryshme dhe kontradiktore. Kauza politike e opozitës u ngrit mbi këta dy personazhe që rezultojnë precedent penal sipas autoriteteve të drejtësisë. Debati i ngritur në kuvend, media dhe konferencave për shtyp, u tentua të shitej pikërisht tek 27 vendet anë tare që ne presim një përgjigje për hapjen e negociatave. Sikur të mos mjaftonte kjo, u ndërmor një fushat nga zyrat e PD dhe LSI, vetë deputetët, duke dërguar mesazhe, emaile të cilat nxijnë vendin tonë para 27 shteteve anë tare të BE-së. Në një kohë kur ka shtete që janë skeptike, opozita u ka kërkuar të mos votojnë hapjen e negociatave, shumë shpejtë do vërtetohet pasi të publikohen këto emaile dhe mesazhe që me të vërtet janë një turp po ti lexosh. Disa përfaqësues të shteteve anëtare kanë pyetur se si qëndron e vërteta e emaileve dhe mesazheve që shprehen kundër hapjes së negociatave të vendit të vet, madje për ata kjo është shumë qesharake që opozita e Shqipërisë kërkon bllokimin e integrimit për vetë Shqipërinë. A nuk janë shqiptar këtë? A nuk janë votuar nga qytetarët për të miratuar rezolutën në kuvend e cila do i dërgohet BE-së, për ti kërkuar me një zë të bashkuar hapjen e negociatave? Sigurisht opozitës nuk i intereson integrimi i Shqipërisë por përfitimi politik, gjë të cilën e kanë bërë aq kohë sa kanë qëndruar në pushtet, duke u pasuruar në dëm të xhepave të qytetarëve. Integrim për PD dhe LSI do të thotë humbja e mundësisë për të vjedhur fonde. Kthimi i pasurive të pajustifikuara. Gjatë mbledhjes me strukturat e saja para protestës, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha “Opozita është për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa Edi Rama nuk e do”. Kjo deklaratë u bë në datë n 22 maj, ndërsa 2 ditë më vonë, LSI së bashku me PD nuk e votuan rezolutën në kuvend, për ti kërkuar me një zë të përbashkët BE-së hapjen e negociatave.

Mjafton kaq për të kuptuar se kush është pro integrimit dhe kush jo. Shqiptarët duhet ta kuptojnë demin që po i sjell PD dhe LSI procesit integrues, në një kohë ku vlerësohet jetik. Krijimi i krizës politike erdhi si pasoj e opozitës, nuk u krijua nga mazhoranca. Organizimi i protestës është vulosja e qëndrimit kundër çeljes së negociatave për shqiptarët, dhe bllokimit të reformës në drejtësi. PD dhe LSI duhet të kuptojnë se vlerësimi i hapjes së negociatave nuk do bëhet mbi krizën politike që po shkakton, por mbi bazën e vlerësimit pozitiv të reformës, më e keqja do ishte shtyrja e afatit. Më tepër se kaq duhet të kuptojnë se reforma është një investim i SHBA dhe Bashkimit Europian dhe nuk varet nga Basha, Kryemadhi dhe Berisha. Këta janë disa ushtar të vegjël kundër një perandorie të madhe. Të dalësh kundër reformës në drejtësi dhe hapjes së negociatave është një qëndrim i hapur kundër interesave të qytetarëve shqiptarë, SHBA-së dhe BE-së. Pengesat e qëllimshme nuk kanë për t’ia dal, SHBA dhe BE janë të vetëdijshme se kush qëndron pas opozitës, jo sot por më herët se kaq. Opinioni publik e mori këtë informacion pas publikimit të skandalit të lobit rus në mediat amerikane. Për fatin e mirë të shqiptarëve, negociatat do hapen, por opozita ka nisur një lojë në dëm të qytetarëve dhe Shqipërisë duke nxjerrë çdo lloj pengese. Shqiptarët nuk kanë fatin të shikojnë partitë politike të bashkuara në një zë për çeljen e negociatave por përçarje politike, krizë e nxitur në mënyrë artificiale me prapaskena në dëm të interesave kombëtare. Në protestë duhet të shmanget provokimi dhe dhuna nga ana e militantëve, kjo nuk është në të mirë të palëve politike. Negociatat do të hapen pavarësisht se do na gjejnë të përçarë dhe në krizë politike, me pengesa nga subjektet politike që fatkeqësisht pretendojnë të bëjnë opozitë në Shqipëri. Qytetarët duhet ta bojkotojnë protestën e Bashës dhe Kryemadhit për faktin se zhvillohet në dëm të interesit kombëtar, kundër negociatave dhe kundër vetvetes. Në protestë vetëm sa do përdoren, duhet të dinë se “liderët e opozitës” nuk kanë asnjë interes tjetër përveç bllokimin e çeljes së negociatave. Çdo qytetar që ka vendosur të protestoj duhet ti bëjë pyetje vetes se për se do dali? Kur “Audio përgjimi” rezulton një sajesë, e cila mund të vazhdoj përsëri me ndonjë serial të ri gjatë organizimit të protestës për të përdorur më mirë militantët për çfarë do lloj qëllimi të Bashës, Kryemadhit dhe Berishës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400