Revolucioni i Tetorit 1917 – 100 vjet më pas

21:28 / E hëne, 06 Nëntor 2017

 

 

Nga:Pirro Prifti

Në 7 Nëntor 1917, 100 vjet më parë u Krye Revolucioni Socialist i Tetorit (në Nëntor sipas kalendarit Grigorian)I cili krijoi shtetin e sovjetëve të drejtuar nga Lenini.
U krijua një sistem i ri jo-kapitalist, për të cilin shumë besuan se do të përmirësonte jetën e të varfërve dhe do të arrinte barazinë sociale. Vitet që kaluan treguan se kjo ishte vetëm një Utopi e bukur sepse zhgënjimi në fund ishte shumë i madh.
Sigurisht sipas idesë së Leninit e cila ishte ndryshe nga ajo e Marksit për Socializmin dhe Komunizmin, ky sistem mund të fitonte aty ku zinxhiri i kapiatlizmit ishte më i dobët dhe jo vetëm tek ato vënde që kanë sistem industrializimi më të madh sipas Marxit, ideatorit të sistemit të ri.
Lideri revolucionar i asaj kohe Lenin, ndërtoi teorite e tij te komunizmit mbi ato të Marxit për të ofruar një alternative ndaj demokracisë liberale të përkrahur nga klasa e mesme ruse, por në një pasazh të kësaj teorie Lenini e pranon se Sistemi i ri që do të fitojë, do të jetë ai sistem që do të ketë rentabilitet më të mirë. Dhe kështu ndodhi.
Fitoi Kapitalizmi I inisjativës së lirë dhe i ekonomisë së Tregut.
Orëelli e parashikoi saktë përfundimin e një sistemi të përqëndruar pa të ardhme siç ishte sistemi komunist.
Sidoqoftë, Rusia u bë vëndi për të cilën Fatima me shokët e saj përmëndi në një nga 6 dukjet e Zonjë së Veshur më të bardha në 1917 (më saktë 13/07/1917), ku takuan, sipas tyre) Shën Marinë në bashkinë Ourem, Portugali; sepse sipas dorëshkrimit të ruajtur të sekretit të tretë thuhet: `N.q.f.se, jo (Russia)- do të përhapë gabimet e saj në tërë botën duke shkaktuar luftra dhe persekutime të Kishës. Të mirët do të martirizohen; Ati i Shenjtë do të vuajë shumë; kombe të ndryshëm do të asgjësohen`
Ky revolucion do të prekte dhe do të bëhej modë dhe model për shumë shtete të Europës për gjatë shumë viteve të shek të 20. Dhe shumë gjëra shkuan jo mirë madje shumë keq edhe në Rusi.
Kjo Rusi pësoi tre kataklizma të mëdha me shkatërrime dhe humbje të jashtzakonshme njerëzish dhe popujt e saj pësuan një repression të jashtzakonshëm nga drejtuesit e partisë komuniste në pushtet. Kështu që nga një Ëndër e bukur ku njerëzit do të hanin me lugë floriri , ky system u kthye në një makth të vërtetë për popujt që përqafuan këtë system.
Kataklizmën e parë e pësoi Rusia nga Revolucioni i Tetorit, sepse Revolucioni Socialist i Tetorit, shkaktoi humbje të mëdha njerëzish, vrasjen e Carit, dhe humbjen e luftës së parë botërore.
Kataklizma e dytë ishte lufta e dytë botërore në të cilën humbën jetën 27 milion njerëz të popujve të BRSS, pavarësisht se lufta u fitua, ajo u fitua si ato fitoret e Pirros së Epirit i cili tha për luftën e fundit të Epirit: edhe një fitore si kjo dhe ne nuk do të egzistojmë më.
Kataklizma e tretë ishte shpërbërja e Unionit sovjetik në 1992 dhe lënia e lirë e shteteve që merrnin pjesë në të, e cila pasoi një një periudhë tronditjes sociale, zhgënjimesh të mëdha.
Rënia e sistemit komunist pas 86 vitesh në Rusi shkaktoi rënien e klikave komuniste në të gjithë Europën lindore dhe atë qëndrore me përjashtim të Kinës e cila modifikoi Sistemin e kalbur rus të komunizmit, duke hedhur idenë e ruajtjes së një superstructure komuniste por me liberalizimin e ekonomisëdhe futjen e saj në ekonominë e tregut, një artificë të pa-parashikuar as nga Marxi dhe as nga Lenini. Këtë artificë e futi Ten Hsia Ping-u dhe Kina, e në saje të këtij modifikimi po ecën përpara.
Pa përjashtuar rolin e ekonomisë botërore dhe të shteteve më të industrializuara të botës që u bashkuan për të mposhtur `të ashtuquajturën `Mbretëri të së keqes ashtu si shprehej ish Presidenti Regan, dihet fare mirë që sistemi kapitalist nuk është sistem nga më të mirët por është një sistem që tani për tani nuk ka më të mirë se ai.
Rënia e perandorisë së të keqes në BRSS, pati edhe disa të mira që u përvehtësuan nga sistemi capitalist, dhe sot egziston një system capitalist më i butë përsa i përket shpërndarjes së të ardhurave dhe ky aspect është marrë nga sistemi tashmë i dështuar i komunizmit. Ky aspect ka të bëjë, me fuqizimin dhe shtrirjen e arsimimit, me të drejtat e njeriut, me emancipimin e gruas, me dhënien fuqi të sindikatave dhe kalimin në aksionerë puntorëve,, element të cilat nga përparësi të sistemit socialist u kthyen në fund të këtij sistemi në ato vënde në një gënjeshtër për shkak të represionit nga lufta e klasave, vrasjet, futja në kampet e internimit.
Rusia sot 100 vjet pas Revolucionit që tronditi botën, mbetet një sistem gjysëm demokratik, në të cilin liria e shprehjes dhe e mediave është e kufizuar, dhe ku drejtuesit e këtij shteti kanë akoma idenë e ri-bërjes së Rusisë si superfuqi ushtarake, duke ri-instaluar gjeopolitikat e vjetra ruse karshi shteteve përreth dhe atyre tradicionalisht të afërta me Rusinë.
Presidenti i sotëm Putin mbetet një President pragmatist i cili në fakt e ka stabilizuar ekonominë pavarësisht sanksioneve ekonomike të BE dhe të SHBA, dhe në aparancë duket se kërkon paqen dhe bashkëpunimin me shtetet e tjera, por në fakt politikat në Ballkan mendoj se mbeten të njëjta me ata të një shekulli më parë: përkrahjen e shteteve orthodokse sllave, përcarjen e BE, afrimin me Turqinë, dhe luftën kundër terrorizmit islamik , luftë nga e cila vetë Rusia bëri dy luftra në Çeçeni.
Shpresojmë që Rusia 100 vite më pas të largohet përfundimisht nga ideologjia marxiste- leniniste dhe nga kripto-marksistët që gëlojnë në administratën e shtetit rus, dhe të bashkëpunojë seriozisht me Perëndimin dhe SHBA, për të siguruar paqen në botë, e cila nuk duhet të arrihet sipas shprehejes së Engelsit – `Paqja në botë arrihet nëpërmjet armatimit të të gjithëve“- por të arrihet nëpërmjet marëveshjeve dhe globalizmit, duke afruar kulturat tradicionalisht, duke asgjësuar radikalizmin e çdo lloji sidomos atë fetar, duke arsimuar popullatat, duke krijuar vënde, punë, duke shmangur drogën, prostitucionin, dhe kriminalitetin në rritje; këto tre të fundit janë një problem i mprehtë negative për sistemin capitalist- i cili kërkon vëmëndje dhe impenjim maksimal të qeverive perëndimore por edhe të të gjithë shteteve në botë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400