Rivaliteti i dy “zezonave” antishqiptare në komunën e Preshevës

20:30 / E shtunë, 18 Nëntor 2017

 

Shkruan: Nehat Hyseni

Dy parti politike të komunës së Preshevës, të cilat janë në garë për zgjedhjet e jashtëzakonëshme lokale të 24 dhjetorit 2017, realisht janë të “merituarit” e bllokadës së punës së Kuvendit Komunal të Preshevës dhe për shpërndarjen e tij pas një viti e gjysëm funksionimi. Me porosi nga Beogradi, PDSH dhe Ragmi Mustafa u kërcnua qysh në fillim se e ka “shpindën e fortë”! Por, atij i ndodhi e papritura, meqë partia, si themi ne preshevarët, iu këput në rruzë” dhe iu nda përgjysmë, meqë në zgjedhjet e brendëshme partiake, pjesa më e madhe e këshillëtarërve ia ktheu shpindën. Sepse, nuk e deshtën më për kryetar dhe i sfiduan dredhitë e tij dhe marifetllëqet e blerjes së votës me paratë e vjedhura nga buxheti dhe taksapaguesit e komunës së Preshevës. Madje, për të qenë e keqja edhe më e madhe, Ragmi Mustafës dhe PDSH-së iu ndanë pjesa më e madhe, prej nëntë këshillëtarësh, pastaj njëri apo dy, nuk u mor vesh kurrë realisht se sa iu shitën APN-së së Shqiprim Arifit, meqë edhe ajo pas 10 marsit 2017 mbeti në oppzitë, si dhe pjesa më e vogël, prej vetëm tre këshillëtarësh i mbeti atij. Zanatin e blerjes së këshillëtarëve komunalë, me pare të shtetit, me demek nga tenderat e fëlliqtë e mafiozë, Ragmi Mustafa e kishte ushtruar gjatë kohë dhe ishte në rrugë që përveç privatizimit banditesk të firmave shoqërore pothuajse falas, që edhe ajrin dhe frymën e Zotit t’ia faturoj dhe t’ia shes preshevarëve. Kështu krijoi dinastinë e familjarëve dhe bashkëpartiakëve të tij, si “biznesmena të suksesshëm”. Motoja e qeverisjes dymbëdhjet vjeçare të tij ishte: “Asnjë cent i buxhetit komunal të mos shkoj kot”! Por, të përfundoj në xhepat privatë dhe familjarëve e badhkëpunëtorëve të tij. Efektet e kësaj qeverisjeje mafioze janë katastrofale. Presheva është shndërruar realisht në një fshat apo bashkësi lokale, nga një komunë me nam që ishte dikur, me prokuror, gjykatë komunale e kompetenca të tjera, të cilat iu morën komunës dalëngadal gjatë qeverisjes së tij 12 vjeçare. Kurse, njëkohësisht rritej kapitali dhe pasuria e tij personale dhe ortakëria me familjarët e tij, duke e zgjëruar biznesin edhe jashtë Preshevës, në Kosovë e gjithandej në rajon. Kurse, Presheva shkretërohej e degradohej pandërprerë, duke e shndërruar qendrën e qytetit në plehërishtë dhe nevojtore publike, si dhe në qendër të bërdhogut dhe qenëve endacakë. Gjithashtu edhe 34 fshatrat e komunës së Preshevës, gjatë qeverisjes 12 vjeçare të PDSH-së së Ragmi Mustafës, përjetuan të njejtin fat dhe të njejtin degradim si qendra e komunës së Preshevës. Por, këtu bën përjashtim vetëm njëri fshat, dmth fshati i 35-të, fshati Zhunicë, i cili nuk e pësoi si të tjerët. Përkundrazi, fshati i Ragmi Mustafës, Zhunica, u shndërrua në “qytezë Pejton”, ku u investua maksimalisht dhe u dominua nga “dinastia Mustafa”. Pas dështimit të APN-së dhe Shqiprim Arifit që ta imponojnë rikolonizimin e Preshevës me serbë nga Kroacia, Bosna dhe Kosova, si dhe me refugjatë nga Afganistani, Siria e Iraku, me Planin Aksional Lokal (2017-2021), të hartuar nga SNS-i i Aleksandar Vuçiqit në Beograd, pasoi prishja e koalicionit qeverisës APN-PVD. Sepse, PVD në mbledhjen e Këshillit Komunal të 27 dhjetorit 2016 e refuzoi dhe gjashtë anëtarët e saj demonstrativisht e lëshuan mbledhjen. Por, shtatë anëtarët e APN-së, përkundrejt refuzimit nga Xhelal Hasani, anëtar i APN-së dhe disa të tjerëve mga APN, me arsyetimin se nuk e kishin lexuar këtē material të hartuar në Beograd dhe se nuk e dinin fare se çfarë përmbante, megjithatë, me imponomin diktatofial të Shqiprim Arifit, ky material pa u votuar fare u “miratua” dhe u nënshkrua nga ai. Natyrisht se ky veprim makabër antishqiptar d antipreshevar, nga PVD u cilësua si “tradhëti kombëtare” ordinere dhe pasoi krijimi i mazhorancës së re qeverisëse, me nëntë këshillëtarët e ndarë si fraksion nga PDSH, si dhe BDL-UDSH-në, krijuan mazhorancën qeverisëse prej 22 këshillëtarëve dhe në mbkedhjen e Kuvendit Komunal të 10 marsit 2017 e shkarkuan Shqiprim Arifin dhe zgjodhën zonjën Ardita Sinani për kryetare të komunës së Preshevës, e cila ishte në postin e kryetares së kuvendit. Prej atëherë, Ragmi Mustafa dhe Shqiprim Arifi, të mbështetur nga Beogradi, me të gjitha forcat vepruan në mënyrë arrogante, destruktive dhe herëherë nxitnin konflikte me qëllim që të shkaktomin gjakderdhje midis shqiptarve. Ata, sa duket, bënin garë për zbatimin e politikës antishqiptare të Serbisë në Luginë, e sidomos në komunëm e Preshevës, duke e bllokuar dhe paralizuar funjsionimin e Kuvendit Komunal dhe të pushtetit lokal të Preshevës. Gara e ashpër midis APN-së dhe PDSH-së zhvillohej për dëshmimin e lojalitetit dhe besueshmërisë ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit dhe partisë së tij SNS-it në Beograd. Sepse, Ragmi Mustafa, i cili e kishte kurdisur vendosjen klandestine të Lapidarit të UÇPMB-së, në marrëveshje sekrete me Daçiqin, asokohe Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendëshme, me qëllim që ta legalizonte Serbia në heshtje Kompleksin Memorial për pesë policët e vrarë serbë, në Lluçan, në një sipërfaqe prej 3000 m2, që ishte skajshmërisht i papranueshëm dhe provokativ për shqiptarët e Luginës së Preshevës, por dhe për ndalimin e ndërtimit të Kompleksit Memorial për luftëtarët e UÇPMB-së nē Rahovicë, që ishte impozant dhe dinjitoz. Rivaliteti i Daçiqit, i cili me partinë e tij SPS-in, kishte vetëm reth 17% të votave, kurse mbante postet kyçe shtetërore, me Vuçiqin si zëvendëskryeministêr i tij, si dhe SNS-in, që edhepse kishin shumicën, nuk e qeverisnin vendin, ky mospajtim midis tyre u realizua në ashpërsinë dhe garën midis tyre se kush do reagoj më fuqishëm ndaj shqiptarve të Luginës së Preshevës. Prandaj, intervenimi tmerrues i xhandarmerisë serbe në mëngjezin e hershëm të së dielës, më 20 janar 2013, ishte jashtëzakonisht i ashpër dhe spektakular. Së shpejti pas heqjes dhe rrëmbimit spektakular të Lapidarit, U mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe SNS-i doli fities, kurse Aleksandar Vuçiqi e “rrëzoi” Daçiqin dhe u bë Kryeministër i Serbisë. Por, ky ndryshim në Beograd, realisht ishte ndërrim i “gazdave” të Ragmi Mustafës! Prandaj, Ragmi Mustafa, me rastin e vizitës së tij komunës së Preshevë, si kryeministër i Serbisë, përgatiti dhe ia dorëzoi në mënyrë solemne “Zahvalnicën” (Mirënjohjen), e cila i befasoi dhe hidhëroi tmerrësisht të gjithë shqiptarët, kudo që janë. Pra, dyfytyrësia e Ragmi Mustafës dhe veprimi i tij politik në “dy binarë”, dmth hem si “patriot” para shqiptarve dhe hem si “besnik” ndaj Qeverisë së Serbisë që bëhej fshehtas dhe në sekret të plotë, doli në sipërfaqe. Kështu, “dinastia Mustafa” dhe mirëqenia e pasurimi i tyre deri në sakrifikimin definitiv të Preshevës për firmat e tyre private, me ardhjen e Shqiprim Arifit dhe APN-së, u rrezikua dukshēm. Sepse, për Aleksandar Vuçiqin, sa duket, partneri antishqiptar më i besueshëm ishte personi i trajnuar në kampet xhihadiste në Europë, i cili, sipas bindjes së shërbimeve sekrete serbe, aktualisht duket më i besueshëm. Sidomos për realizimin e projekteve të mëdha antishqiptare për ndryshimin e strukturës kombëtare të Luginës së Preshevës, si strategji gjeopolitike pansllaviste serbo-ruse në këtë pjesë me rëndësi të veçantë gjeostrategjike në rajonin e Ballkanit. Pra, si duket, Serbia dhe Presidenti Vuçiq, më shumë i besojnë Shqiprim Arifit se Ragmi Mustafës, meqë dyshojnë se ky i dyti do të ishte aq efikas sa Shqiprimi në këtë mision antishqiptar. Pasojë e këtij rivaliteti midis APN-së dhe PDSH-së, për mbështetjen serbe është edhe ndërprerja e rrymës dhe pamundësimi i Ragmi Mustafës që të regjistrohet si parti e parë për zgjedhjet e 24 dhjetorit. Pra, gara e ashpër midis dy “zezonave” antishqiptare, APN-së dhe PDSH-së, për besimin dhe mbështetjen e projekteve antishqiptare të Serbisë në Preshevë, kësaj radhe duket e kotë, si “llogari pa hanxhiun”, meqë vota e shqiptarve nuk do u jepet kurrësesi atyre!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400