Rreziqet që u kanosen studentëve shqiptarë në Rusi

10:57 / E hëne, 05 Shkurt 2018

 

 

Nga Prof.Kristo MUZAKA

 

Alarmi i ish studentë shqiptar që kanë studiuar në Rusi.

Në një kohë ku universitetet shqiptare kanë arritur standarte bashkëkohore duke mundësuar studentëve dhe nxënësve të mos ndihen inferior ndaj bashkëmoshatarëve  në vendet Perëndimore shumë media nxorrën në faqe të parë lajmin se: “Janë hapur procedurat për aplikimin për studime në Rusi”.

Por çfarë të ardhme do të kenë këta studentë dhe cfarë u ofrohet atyre në Rusinë e ftohtë ku sytë e gjithë botës janë fokusuar tek Kremlini. Në cdo media europiane e botërore Rusia mban vendin e parë për lajme përsa I përket tatalitarizmit, kontrollit të pajustifikuar nga strukturat paralele dhe shtetërore, ku të drejtat e njeriut vlejnë sa një kg patate të Kukësit.

Dilema e studentëve shqiptare: Universitetet private Shqiptare apo Universitetet Ruse të sistemit diktatorial për të ardhmen e generatës shqiptare.

Një vend ku sipas ekspertë gjeopolitike Aparati i Putin dhe i emisarëve të tij ka shtrirë duart thellë edhe në sistemin e Arsimit.

Sa rrezikojnë  dhe çfarë kalvari duhet të përjetojnë studentët shqiptar që marrin rrugën e studimit në Rusi? The Guardian por edhe Europa e Lirë kanë botuar me mijëra artikuj ku theksohet se Universiteti i Moskës MGIMO, RUDENS,  ai i SanPetërburgut etj janë nën kontrollin e rreptë të Shërbimeve sekrete ruse, GRU/shërbimi i inteligjencës së Ushtrisë.

Disa prej organizatave të shoqatës së Studentëve japin alarmin se studentët e huaj që studiojnë në Rusi rrekizojnë në 99% të rasteve të shantazhohen për të bashkëpunuar me shërbimet sekrete ruse GRU dhe SVR.

Ish student shqiptar që ka studiuar në MGIMO gjatë viteve të fundit rrëfen për Faktor.al se është kontaktuar nga punonjës të Universitetit MGIMO dhe I kanë premtuar se do ta ndihmojnë të sistemohet me punë në Shqipëri ose në një nga vendet e BE-së nëse vendos të bashkëpunojë me Shërbimet sekrete ruse. Studenti shqiptar (që kërkon të mbetet anonim) I gjetur në vështirësi nuk I kishte dhënë përgjigje dhe disa ditë më vonë thirret në Zyrën e Dekanit dhe i njoftohet përjashtimi nga Universiteti i MGIMO dhe largimi I mënjëhershëm I tij nga Rusia.

Si unë janë të gjithë studentët e huaj që vazhdojnë studimet në Rusi, ata kontaktohen në fillim nga diplomatët rus, më pas nga përfaqësues të universitetit dhe nëse pranon ofertën e tyre për bashkëpunim, të jepen para për shpenzime mujore që arrijnë nga 300 euro deri në 500 euro. Ata të detyrojnë të firmosësh se do të kthehesh në vendin e origjinës dhe më pas të japin një numër telefoni ku do të kontaktohesh. Diplomatët rus të premtojnë punë dhe të ftojnë në festat e tyre derisa të kërkojnë dicka më shumë.

MGIMO është formuar nga studiues e politikanë por që prej ardhjes në pushtet të Presidentit Putin kontrollohet totalisht nga strukturat sekrete ruse të SVR (shërbimi I jashtëm rus) që përgatisin “spiunët” e ardhshëm që më vonë do të kthehen në vendin e origjinës dhe do të vihen në shërbim të tyre.

Nisur nga eksperienca ime por them me plot bindjen se në rrezik janë të gjithë studentët që vazhdojnë studimet në Rusi prandaj u bëj thirrje shtetit shqiptar që ti ndihmojë këta student kudo të vendosin të vazhdojnë studimet e larta por nuk mund të rrija dot pa ngritur zërin se Rusia dhe shumë vende të tjera totalitare nuk përbëjnë atë cfarë studentët shqiptar meritojnë dhe atë cka ata duan. Premtimet se jepen bursa falas apo se mbulohen shpenzimet nga ambasada ruse janë gënjeshtra dhe kush ka qenë me studime në Rusi e di mirë: bursat ruse përfshijnë vetëm uljen e taksave shtetërore dhe asgjë më tepër.

Rrëfimi i ish studentit më preku dhe në të njëjtën kohë duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë për zgjedhjet e të ardhmes së fëmijëve tanë.

A ia vlen të rrezikojmë të ardhmen e fëmijëve tanë por edhe të ardhmen e Shqipërisë vetëm për disa bursa ku nga një intervistë me një ish student në Rusi I cili shpjegon se:  Bursat që jep Ministria e Arsimit rus dhe Ambasada ruse në Tiranë nuk mbulojnë as shpenzimet minimale të jetesës dhe studentët shqiptar bëjnë një jetë të vështirë në Rusi. Edhe pse gjatë kryerjes së procedurës aplikantëve u premtohet bursa të plota, fjetje, shpenzime etj  asgjë nga këto nuk përmbushet. Sapo shkel në Rusi e sheh se sa larg jetesës shqiptare dhe je dhe se kushtet ku jetojnë studentët e huaj në Rusi janë mizerabël.

Nga statistikat e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve rezulton se asnjë nga studentët që kanë studiuar në Rusi nuk ka mundur të gjej punë në Rusi apo vendet e BE.

Zgjedhja e të ardhmes së fëmijëve tanë është Evropa dhe duhet të jetë kultura, jetesa e vendeve Perëndimore dhe nuk mund të shitet me disa bursa dhe premtime për një jetë më të mirë. Rusia aktualisht ka përqindjen më të lartë ta papunësisë ndër vendet e mëdha dhe se 30 milionë rus jetojnë nën minimumin jetik.

E ardhmja është në duart tuaja!

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400