Seksualiteti i pandërgjegjshëm (Seksualiteti nuk është i ndyrë)

17:50 / E premte, 05 Janar 2018

 

Nga Blerta Haxhiaj

 

Pikat shpjeguese nuk shërbejnë për të shpjeguar kënaqësinë duke u referuar te origjina e seksualitetit por është pika ku kënaqësia është duke folur në vetëvete si njeri seksual. Takimi mes filozofisë dhe psikoanalizës ka rezultuar si një nga konstruksionet më produktive në filozofinë kontemporane. Ndërhyrjet e Lacan-it në filozofi, religjon, art, ideologji e politikë justifikon premisat e shumta të përdorimit të saj. Marksi ka shkruar së anatomia njerëzore ka çelësin e anatomisë së majmunit prandaj kjo kënaqësi përmban çelësin e një kënaqësie seksuale apo ndryshe çelësin drejt seksualitetit me kontradikta të shumta. Psikoanaliza ndër të tjera është një shpikje konceptuale e fuqishme si një rezonance kuptimplotë në filozofi. Ajo që mund të paraqitet si problematike është mospranimi apo heqja e kontradiktave që ato implikojnë dhe janë pjesë e tyre. Antagonizmi në vetëvete është ekspozuar ndaj dritës të specializuar në fusha e domene të ekspertizës mes psikoanalizës të njohur si praktikë terapeutike e cila tregohet nga Lacan-i si ekstravagance intelektuale dhe praktike. Ëndrrat, shakatë, forma e krijimet shpirtërore janë të gjitha manifestimet e subkoshiences. Lacan-i gjithashtu pëlqen të tregojë se si skandali më i madh i provokuar nga nocioni freudian i seksualitetit (lidhur me subkoshiencen) nuk ishte pluhuri i pretenduar, por fakti që “ishte aq intelektual” në këtë drejtim. Pra duke barazuar intelektualizmin dhe seksualitetin në një vijë të njëjtë. Nuk ka dyshim që Lacan-i: “Unë do të doja të them, për ata që janë duke më dëgjuar mua, se si ata mund të njohin psikoanalistët e këqij: me anë të fjalës ata përdorin për të zhvlerësuar të gjitha hulumtimet mbi teknikën dhe teorinë që nxit përvoja freudiane në përmasën e saj autentike. Kjo fjalë është ‘intelektualizem’…” Duke rizbuluar filozofinë e pastër dhe veçanërisht ontologjinë e angazhuar, ata që janë në prodhimin e ontologjive të reja, shihet pak interes në atë që duket më së miri si një teori rajonale që korrespondon me një praktikë të veçantë terapeutike. Seksi është zakonisht pyetje e lënë jashtë edhe në ndarjet më miqësore filozofike të Lacan-it dhe konceptet e tij. Ontologjia është diçka që Lacan-i e pa të lidhur me ligjërimin e zotit, duke luajtur në njëjësinë midis demiurgut  dhe të qenurit. Reduktimi sistematik i nocionit të seksualitetit është vetë reduktimi i praktikave seksuale të ndryshme të konstituara si interkurs seksual dhe i rrethuar nga aludimi i detyrueshëm seksual, domethënë nga një oqean i gjerë i kuptimeve seksuale. Aktiviteti seksual i shfaqur ndaj Freud-it është i dyfishuar nga vetë impakti i saj dhe i vështirë ose ndryshe si hetim ontologjik. Shumë më shqetësues ishte teza gjithnjë problematike në lidhje me (ontologjikisht) pasigurinë e vetë seksualitetit. Alenka Zupančič referon përmes thirrjeve të epokës viktoriane se Seksi është i ndyrë, përgjigjja freudiane është së nuk është i ndyrë por është natyral dhe Alenka përgjigjet me një pyetje se çfarë është seksi? Lloji i interesit njerëzor filozofik i psikologjizuar është saktësisht ai zbulim i qëndrueshmërisë së seksit si faktor radikal i dis-orientimit. Ajo që Freud-i e quan seksuale nuk është ajo që na bën njeri në asnjë kuptimin e këtij termi, por është më tepër ajo që na bën subjekt, ose ndoshta më saktësisht, është njëlloj me lindjen e subjektit. Psikoanaliza saktësisht është pika ndoshta e habitshme që bën Frojdi që duket perspektive e terapeutike si e kundërt të cilën e kanë të përbashkët (ajo që pretendon se është përgjigjja seksuale çdo gjë, dhe ai që e largon seksin si të mbivlerësuar). Psikoanaliza e sheh pamundësinë e seksit të plotë në mungesë të të gjitha pengesave të jashtme, si një konstituese dhe pjesë përbërëse e seksualitetit, si e tillë subkoshiente. Në psikoanalizë (pothuajse) gjithçka ka kuptim seksual dhe që për ta kuptuar këtë është çelësi i shërimit psikologjik, thjeshtë duhet të mbahet mend se si Freud-i e konstituon teorinë e tij të seksit si konstitutivisht problematik. Ajo nuk është thjesht e zbuluar dhe deshifruar në kuptimi seksual “prapa” simptomave dhe formacioneve të ndryshme të pavetëdijes, përkundrazi, është e kundërta, ajo ndërtohet duke penguar “dështimin terapeutik” të zbulimit përfundimtar të kuptimit seksual. Hapësira për një hipotezë që kuptimi seksual aq bujarisht është i prodhuar nga pandërgjegjshmja ishte për të maskuar realitetin e një negativiteti themelor në punë, në seksualitet, për të nxjerrë efikasitetin e tij nga fakti se është vetë një mjet i kënaqësisë. Një nga detyrat kryesore të psikoanalizës është se duhet të çaktivizojë ngadalë por tërësisht rrugën e kësaj kënaqësie, për ta bërë atë të padobishme. Kjo është për të rivendosur seksin në dimensionin e saj të së vërtetës. Seksualiteti në thelb lidhet me domene të ndryshme të pjesshme me kënaqësinë e tyre, ajo nuk është e lindur, nuk është e bazuar në objekte dhe nuk është prokreative. Një pengesë e madhe e kësaj llogarie lineare e seksualitetit dhe zhvillimit të saj është se ajo lë tërësisht konceptin qendror të psikoanalizës, që është e pandërgjegjshmja. Përpjekja, mund të hyjë në këtë llogari vetëm si represioni i kryer seksual (përmbajtje ose aktivitet), jo si thelbësisht dhe konstitutivisht i lidhur me të. Ka diçka për seksualitetin që shfaqet vetëm si i shtypur, diçka që regjistrohet në realitet vetëm në forma e represionit (dhe jo si diçka që është e para dhe pastaj shtypet). Kjo diçka e bën seksualitetin “seksual” në kuptimin e fortë të fjalës. Kjo do të thotë se lidhja mes të pandërgjegjies dhe seksualitetit është se seksualiteti ka të bëjë me vetë qenien – e pavetëdijshme, në pasigurinë e saj ontologjike – na referon Alenka Z. Normativiteti kulturor (social, moral, fetar) e nxit të ashtuquajturën seksualitet natyror (marrëdhëniet heteroseksuale) dhe tenton të ndalojë ose të shtypë seksualitetin homogjen, e cila shihet si i çoroditur, asocial, që nuk i shërben qëllimit jashtë vetëvetes dhe rrjedhimisht mjetet e kontrollit i ikin individit dhe shoqërisë… Krishterimi zakonisht merret si shembull major që ndalon seksualitetin dhe promovon vetëm bashkimin riprodhues “i qëllimshëm”. (Lacan në pasazhin e mëposhtëm) ‘Krishti, edhe kur ringjallet nga të vdekurit, vlerësohet për trupin e tij dhe për të, trupi është mjeti me të cilin bashkimi në praninë e tij është inkorporimi. Ose, siç thotë Shën Agustini, seksualiteti nuk është mëkati origjinal (ky i fundit i referohet origjinës se paligjshmëria e çiftit kur merrnin fruta nga pema e dijes), por dënimi për ta dhe vend i përhershëm i tij. Pra, seksualiteti është mjaft problematik që të shihet si një dënim, një mallkim. Aspekti natyral i seksualitetit paraqitet në mënyrë dramatike por ka gabimet e saj sepse është i pasigurtë.’ Problemi nuk është thjesht se natyra është gjithmonë-tashmë kulturore, por më tepër se natyra mungon diçka në mënyrë që të jetë ajo që rritet nga vetëvetja dhe kultura nuk është diçka që e ndërmjetëson (me ndalimin e incestit kalojmë nga natyra në kulturë – Michel Foucault). Lidhja mes njohurisë dhe seksit nuk është e kufizuar në Bibel vetëm në skenën e mëkatit origjinal, por ka një insistim të mëtejshëm dhe të përsëritshëm. Idioma “njohuri në kuptimin biblik” që Bibla i referohet marrëdhënieve seksuale (si “njohja e tjetrit”) nuk është aspak e njëllojtë si eufemizmat e zakonshme për marrëdhëniet tjera si eufemizëm përshkrues. “Të njohësh tjetri në kuptimin biblik” është angazhimi në pikën ku Tjetrit i mungojnë njohuritë. Dhe nga perspektiva fetare, kjo mungesë te tjetri, shenja e munguar e marrëdhënies seksuale nuk është çështje e vogël. Pamja e trupave të zhveshur nuk është “e turpshme” për shkak të këtyre si të tillë, por për shkak të asaj që trupat e zhveshur nuk e përcjellin domethëniën e marrëdhënies seksuale. Normat (recetat normative të seksualitetit) shfaqen pikërisht në pikat e mungesës si përfaqësim. Normat mund të shihet si të marrë në vendin e imazhit që “nuk e ka parë kurrë” atë trup krejtësisht duke u mbështjellë rreth trupit të Tjetrit. Ky imazh është mbështetja fantazmagorike e normës. Është fantazi e mbështetur nga vendosja e normës dhe mbështetja e normës kthehet në fantazinë e marrëdhënies seksuale. Kur flasim për psikoanalizën dhe politikën sot janë dy qëndrime. E para është largimi i seksualitetit, mënjanimi i tij dhe ndjekja e koncepteve të tjera, të tilla si të ndaluara, kënaqësi e tepërt. Lacan-i hedh poshtë seksualitetin si diçka që ka vetëm një përkatësisë sekondare ose “rajonale” dhe leximi hedh poshtë politikën si diçka që është domosdoshmërisht patologjike. Koncepti Lacan-ian i seksit është ajo mënyrë në të cilën është duke punuar si një bllokim thelbësor i qenies, strukturimin e saj (si të qenurit). Çështja është se përtej të gjitha përmbajtjeve seksuale dhe praktikave seksuale nuk është një formë e pastër, por referohet në vend të mungesës së kësaj forme si ajo që kthen dhe përcakton hapësirën e seksit. Platoni shkoi aq larg sa të tregonte se edhe gjërat më të ulëtat, si balta dhe papastërtitë, kanë idetë e tyre përkatëse (esencat ideale), por çfarë lidhje me seksin? Përgjigja është negative sepse seksi do të vendoset “si më e ulët” në zinxhiri i qenies së baltës për ndonjë arsye tjetër. Alenka e vazhdon pasazhin me gjetjen e përgjigjes se seksi si një zgjidhje  nuk duhet të merret si vetë-shpjeguese, si shpjegim për ndalimin “tradicional” kulturor të seksualitet, por tjetrër rrugë përreth. Kjo ndalesë duhet të shpjegohet me një ndërprerje ontologjike të përfshirë si seksuale në seksuale. Dikush mund të riafirmojë sloganin e mirënjohur “Seksualiteti është politikë” dhe i jep një kuptim të ri “Seksi është politik” në kuptimin që një politikë e vërtetë emancipuese që mund të mendohet vetëm në terrenin e një “ontologjie të çorieruar nga objektet”. Një ontologji që ndjek jo thjesht qenien e qenies, por realen që e përcjell dhe e informon. Megjithatë, “asgjëja” nuk është e natyrshme për të qenë dhe përbën çarjen e saj të pakalueshme, ajo regjistrohet si një pikë epistemologjike e veçantë. Ajo regjistrohet si një formë e veçantë e dijes si e pandërgjegjshme. Seksualiteti nuk është i ndyrë, ai nuk mund të shihet apo konceptohet si problematike. Seksualiteti me përgjigjet e shumta që i ofrohen është sikurse prodhuesi i armeve që shet armen dhe plagoset e vritet nga arma e vet.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400