Sheikët e Prokurorisë dhe vdekja e Drejtësisë!

14:39 / E diell, 04 Mars 2018

Shkruan: Guxim Alimani

Krimi nuk e ka per Atdhe Shqiperine tone.As Mafja po ashtu!Por krimi shteteror duket se na ka zgjedhur ne per te akomoduar gjate,ndoshta shume gjate.Ministra qe bejne hesape me trafikante ordinere hashashi,politikane me llogari e bisnese marramendese qe cajne pa taksa e pa origjine te parave tregun e zi te “kapitalizmit”shqiptar.

Duhen decalogji romanesh policeske ti evidentosh vetem si emra e tituj pasurish te ekspozuara.E nder keto shtresa mjerisht ata qe spikasin jane disa Prokurore te larte te cilet paguhen nga taksat tona per te qene gardjane te ligjit.Njihet nga te gjithe po dhe po dokumentohet nga partneret pasuria marramendese e Adriatik Llalles,Petrit Fushes te cilet duket se kane shkelur kallo me te ndjeshme se ato tonat qe tashme jane rreshkur dhe kane humbur sensibilitetin.Por nuk ngelet aspak larg ne abuzim dhe pasurim prokurori Ramadan Troci!Karakteristike e ketij manjaku parash e abuzimi eshte shpejtesia me te cilen ka grumbulluar milionat ne cach dhe ne pasuri te paluajteshme.

E veçanta e ketij Sheiku te ligjit eshte se cdo pasuri e ka ne emer te familjareve nga frika se zinxhinit te ri do ti bejne ndonje prapesi.Vella e baxhanake te tij gezojne pasuri prrallore sa kane detyruar sherbimet pergjegjese te Mbreterise se Bashkuar te vihen ne levizje.Vetem nje arredim shtepie i Ramadan Trocit ka kushtuar mbi 78.000 € ndersa televizioni eshte blere me shifren marramendese 20.000 €!.Dhjetera dyqane,kafene,apartamente,vila e garazhe,autovetura superluksoze jane ne pronesi te tij.

Ne mungese te shpreses se dikush ka tagrin dhe as vullnetin ti veje perballe ligjit si gazetar investigativ me pergjegjesine qytetare njerezore kam furnizuar organet me reputative te investigimeve te huaja dhe disa prej ketyre realiteteve do tja paraqes publikut shqiptar.

Vetem keshtu mund te mendojme se dicka mund te ndryshoje ne kete vend mjeran.Te pakten te ndalojme pergjithmone qe Prokurori e gjykatesi qe duhet te japin drejtesi te mos jene vete ata grabuqtaret e pashpirt qe ju mungon vetem kapuçi dhe arma.Me poshte vetem per shoqerim po postoj disa foto e harta te pasurive te Ramadan Trocit duke premtuar se ne ditet e ardhshme ai dhe te tjeret do te jene pa hezitim ne skaner dhe gjykim te publikut te gjere.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400