Shkëmbim territorësh nënkupton ndarjen e trojeve shqiptare! Është projekt antikombëtarë!

20:59 / E diell, 11 Shkurt 2018

 

Nga: Leon Duhanaj

Ideja e ndarjes së Kosovës, nën moton e bashkimit kombëtarë, nuk është gjë tjetër veçse një tadhti e radhës!
Shqiptarët historikisht, në momente me rëndësi, ku do të mund t’i kontribuonin çështjes së kombit, të sforcuar nga euforia dhe financat e armiqve të vetë, çdoherë bënë të kundërtën, duke bashkëpunuar në orkestrimin e vallës së armiqëve, që tokat tona të zhduken plamë, plamë.
Shqiptarë thirrëshin edhe ata që me përkrahjen e turqëve dhe sllavëve e luftuan Princ Vidin me të gjitha mjetet. Shqiptarë, thirreshin edhe ata që me përkrahjen pansllaviste ndërtuan ideologjinë komuniste dhe ‘vëllazërim-bashkimin”. Me ç’rast u ndihmua armiku në spastrimin e inteligjencës shqiptare, si në Kosovë ashtu dhe Shqipëri.
Shqiptarë i thonë veti, edhe ata që janë përgjegjës për përçarjen e UÇK-së. Që në momentet me vendimtare, ndikuan që të mos kemi një projekt të përbashkët si komb, por të ndahemi në interesa ditore.
Shqiptarë i thonë veti, edhe ata që e dogjën flamurin dardan, për ta përzgjedhur me pastaj një flamur pa identitet kombëtarë, në mënyrë që me pastaj të luftohet më lehtë. Sepse lufta nuk është kundër flamurit, sepse flamuri mund të ndërrohet. Lufta është kundër Kosovës si projekt shtetërorë.
Shqiptarë i thonë vetit edhe ata që mënjëherë pas përfundimit të luftës, e ndanë Kosovën në zona interesi, duke e trajtuar si plaçkë lufte, për t’mos lënë gjë të keqe mbi këtë tokë pa i ba.
Shqiptarë thirren edhe këta sot, të cilët trumpetojnë shkëmbim territërësh. Ku mund të quhet shkëmbim territorësh ndarja e tokave shqiptare more maskarënj!
Kjo lojë është projekt pansllavist, i përkrahur fuqishëm nga erdoganizmi. Me këtë projekt, synohet kundërshtimi i projektit fillëstarë, që është projekt perendimore, për Kosovën shtet, për forcimin e faktorit shqiptarë gjithandej në hapësirën shqiptare. A nuk është kjo paralele e ngjashme me atë luften e gjonturqëve kundër Princ Vidit.
Tanimë po vërehet edhe strategjia. Të bëhen punë të liga, shantazhe e sabotim aq shumë, derisa Aleanca Perendimore të heq dorë nga projekti i saj për fuqizimin e shqiptarëve.
Në këmbim të saj, të forcohen projektet pansllaviste. Të forcohet neootomanizmi, i cili po e shton dita ditës numrin e turqëve në trojet shqiptare. Lufta kundër vlerave perendimore të shqiptarëve, është pjesë e këti ptojekti, të cilin me zell të madh po e zbatojnë një masë e madhe e të ashtuquajturve shqiptarë e intelektual.
Kjo është ëndërra e gjonturqëve aktual. Ky është projekti i cili po tenton të zbatohet.
Këndej, orë shqiptarë, nëse ënde jeni të gjallë. Mos harroni, se me këtë trend, shpejt do të vije dita, t’i kapim armët, ose ta pësojmë përgjitmonë si komb.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400