Shkëmbimi i tokave mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte shumë problematik

20:40 / E mërkure, 22 Gusht 2018

Që nga viti 1945, krijimi i shteteve të reja nga ato ekzistuese tradicionalisht ka respektuar parimin e “uti possidetis”, (sa të takon sipas ligjit), i cili njeh kufijtë e rinj ndërkombëtarë nga kufijtë e njësive ekzistuese. Duke lënë në njërën anë debatin, nëse shtetësia e Kosovës kualifikohet si përmbushja e këtij parimi, pasi ishte një territor dhe jo një njësi federale brenda Jugosllavisë, përkrahësit e pavarësisë i konsiderojnë kufijtë e saj, si ato që kishte kur ishte krahinë autonome e Serbisë. Duke tërhequr një vijë të re në lumin “Ibër” dhe duke përfshirë Luginën e Preshevës në Kosovë, kjo do të përbëjë diçka krejtësisht të pashembullt në të drejtën ndërkombëtare, në epokën moderne
Kohët e fundit është folur për një shkëmbim të mundshëm territorial, e cila do të prekë zonën e banuar nga serbët në veriun e Kosovës, me Luginën e Preshevës të banuar nga Shqiptarë, si një lloj “kompromisi” midis presidentëve Aleksandar Vuçiç dhe Hashim Thaçi. Përsëri, e gjithë kjo duket se është pak më shumë se një deklaratë për momentin, por edhe deklaratat janë të mjaftueshme, për të rritur tensionet, në një rajon tashmë të tensionuar. Për fat të keq, bisedimet për ndarjen duket se po intensifikohen. Ditët e fundit, Presidenti serb Vuçiç ka avokuar për një lloj “delimitimi” me Kosovën. Çfarëdo që do të thotë aktualisht mbetet një mister, pasi Vuçiç është i prirur të mbajë deklarata me fjalë të paqarta dhe të ruaj sekrete për qëllimet e tij. Sido që të jetë, siç e vuri re Daniel Serwer, një eufemizëm për “ndarje”, ose thjesht një “korrigjim” të kufijve, që shkëmbejnë disa fshatra këtu për disa atje, siç u përpoq të sqarojë Wolfgang Petritsh, kjo situatë është e paqartë. Përgjatë këtyre vijave, Presidenti i Kosovës Thaçi, ka hedhur poshtë haptazi bisedimet për “ndarjen”, e cila parashikon që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën, në një zgjidhje përfundimtare me Serbinë. Se si do të funksionojë kjo, është diçka që Thaçi duhet ta dijë.

Përveç kësaj, nga ajo që dimë për kufizimet kufitare dhe “demarkacionin” që Kosova ka bërë me Malin e Zi, lënda është shumë e diskutueshme për linjat e ashpra politike që kanë ndërprerë haptazi seancat parlamentare me gaz lotsjellës për të parandaluar diskutimin e Kosovës, duke hequr dorë nga ndonjë pjesë e territorit të saj. E gjithë kjo ka lëshuar një seri reagimesh në shtypin serb dhe kosovar duke u përpjekur të kuptoj se çfarë marrëveshje, nëse ka, janë bërë prapa dyerve të mbyllura në Bruksel, midis Vuçiçit dhe Thaçit. Fakti se Kosova, ka dështuar në formimin e Asosacionit të Komunave Serbe, që ka qenë aq vendimtar për Marrëveshjen e Brukselit për vitin 2013, mund të jetë arsye për Vuçiç-in që të përfundojë në një marrëveshje të tillë me Kosovën. Cilado qoftë arsyeja, ajo i ka lënë serbët në Kosovë të lëkundur në mënyrë të dukshme për një të ardhme, që ata duket se nuk kanë të shumë dhëna. Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë ka shpallur me forcë kundërshtimin ndaj ndarjes, e cila do të linte më shumë se gjashtëdhjetë për qind të njerëzve në jug të lumit Ibër (linja e ndarjes së supozuar) në Kosovë, do të përfshinte, tridhjetë deri në dyzet mijë shqiptarë etnikë nga Lugina e Preshevës. Drejtuesi i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, është bërë avokati i vetëm, duke theksuar frikën dhe pasiguritë që ai dhe njerëzit e tij kanë ndaj kësaj ideje të Beogradit. Sipas tij, shumë njerëz mbeten në mëshirë të fatit dhe i braktis ata në një fat të panjohur.
Ndër shqiptarët etnikë, Hashim Thaçi rrezikon të bëhet persona “non grata”, brenda qarqeve politike dhe gazetareske, po qe se do të bëjë një marrëveshje, e cila do të shkulte Veriun e Kosovës dhe me të, çdo shpresë për të arritur ndonjëherë kontrollin e dy aseteve të rëndësishme industriale për ekonominë e dobët të Kosovës: kompleksin e Minierës së Trepçës, si dhe digat dhe hidrocentralet në Gazivode. Ndërkaq, Rusia ka njoftuar kohët e fundit gatishmërinë e saj për të mbështetur çfarëdo marrëveshjeje midis Serbisë dhe Kosovës. Shkurtimisht, ndarja, e cila gjithmonë ka qenë një opsion i mohuar nga aktorët ndërkombëtarë, tani duket se konsiderohet një alternativë e besueshme për një konflikt të ngrirë, midis Serbisë dhe një territori të kontestuar. Nëse një marrëveshje të tillë, ajo përfshin njohjen e Serbisë nga Kosova dhe hyrjen e saj të mëvonshme në Kombet e Bashkuara si një shtet “de jure”, fati i disa dhjetë mijë serbëve në Kosovë mund të duket si një çmim i vogël për të paguar për një paqe përfundimtare. Problemi, siç e kanë mësuar tashmë, është se ndarja (ose ndërrimi i tokës, përcaktimi, delimitimi, korrigjimi i kufirit ose çfarëdo sinonim i përdorur) është problematike dhe e rrezikshme dhe duhet të refuzohet me vendosmëri nga të gjithë aktorët ndërkombëtarë. Së bashku me rreziqet, ajo sjell me hapjen e “Kutisësë Pandorës”, për të paktën një duzinë entitete të ngjashme të shkëputura.

Problemet me ndarjen
Supozimi midis shumë njerëzve është se, Veriu i Kosovës mbetet pozita e fundit e madhe që Beogradi ka në rajon. Kjo nuk është tërësisht e vërtetë, pasi mungesa e ndonjë autoriteti qendror në gati dy dekada ka krijuar një grup unik të ndërmjetësve të fuqishëm, që përfshijnë forca politike dhe krerë të krimit të organizuar, që në mënyrë efektive e drejtojnë rajonin. Ata mund ta shtyjnë Beogradin, por ata kontrollojnë operacionet e përditshme dhe kanë grumbulluar pasuri dhe prestigj të mjaftueshëm për të qenë zërat e tyre dhe vendimmarrësit për të ardhmen e Veriut të Kosovës. Brenda Kosovës, rajoni merr vëmendje jo-proporcionale ndërkombëtare, që përfshin investime politike dhe ekonomike. Brenda Serbisë, rajoni do të merrte vëmendjen ndërkombëtare, për Mitrovicën Veriore, një qytet i ndarë në lumin “Ibër”, duke u bërë vetëm një tjetër qytet kufitar i lënë pas dore. Cilido privilegj që po merr veriu, Kosova ka shumë mundësi të humbasë. Së dyti, një shkëmbim hipotetik tokash në mënyrë të barabartë, nuk sjell asgjë për rajonet e banuara me popullsi shqiptare të Preshevës. Thirrjet në mesin e linjave të ashpra në Prishtinë për të aneksuar atë që quhet “Kosova Lindore”, janë të rralla, ndonjëherë, këto thirrje bëhen nga zyrtarët shqiptarë në Preshevë, të cilët si homologët e tyre serbë në veri të Kosovës, gëzojnë një status të veçantë si një pakicë e mobilizuar, e cila mund të përdorë levat e saj, për nxjerrjen e koncesioneve nga qendra politike, me idenë e kërcënimit të trazirave etnike.

Nëse do të bashkoheshin me Kosovën, këto avantazhe do të zhdukeshin pasi, pa dyshim, do të detyroheshin të ishin të nënshtruar ndaj një grupi tjetër, të elitave politike dhe fraksioneve në Prishtinë. Përtej kësaj, është ende e paqartë nëse ndonjë zgjidhje e arritur me Serbinë do të garantojë statusin e Kosovës si një shtet sovran ndërkombëtar. Aktualisht, Serbia nuk ka asnjë presion të vërtetë për të zgjeruar njohjen zyrtare, e cila gjithashtu është kundërvënë nga një numër i shteteve si në Bashkimin Evropian dhe në Kombet e Bashkuara. Kështu, nëse ndonjë kompromis i arritur largohet nga kërkesa kritike e rëndësishme e njohjes së Kosovë, gjë që shumë mirë mund të ndodhë, nuk pritet që shqiptarët e Preshevës, që janë qytetarë të një vendi të njohur ndërkombëtarisht, t’i bashkohen një territor të kontestuar, pa shpresë për të fituar sovranitetin kushtetues. Së treti, ndarja në mënyrë kritike rrezikon çdo të ardhme për komunitetet serbe ose trashëgiminë kulturore në Kosovën qendrore dhe jugore. Serbët në jug të “Ibrit”, janë të shpërndarë në një varg fshatrash dhe komunash të pabarabarta; më i madhi ishte qyteti i Graçanicës, i cili numëron pak më shumë se dhjetë mijë serbë dhe para vitit 1999 shërbeu si një periferi e Prishtinës. Çdo ndarje ose shkëmbim toke pakëson rëndë praninë e tyre dhe zërin politik. Me mendimin e braktisjes së Beogradit dhe me mundësinë që Prishtina të jetë edhe më pak e prirur që t’u ofrojë atyre çdo formë të autonomisë politike, shumica e serbëve do të ndjehen të detyruar të largohen.
Ajo që ka mbetur do të ishte pak më shumë se një risi etnografike, e dobishme vetëm për aq sa do të lejonin zyrtarët ndërkombëtarë të vizitonin rajonin dhe të bindnin veten se Kosova mbeti një shtet multietnik. Së katërti, ndarja minon vite të përpjekjeve nga bashkësia ndërkombëtare, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Kosova ishte parashikuar nga ndërkombëtarët për të qenë multietnike. Kjo është përsëritur në dokumente si Plani i Ahtisaarit dhe Marrëveshja e Brukselit, të cilat fuqizojnë bashkësitë serbe në një shkallë ku ata ndihen të sigurt, se sa të jetojnë në një vend tjetër. Zakonisht harrohet, se ndërkohë që ndarja e Kosovës nga Serbia mund të ketë qenë e bazuar në konfliktin e vitin 1999, por ky konflikt rrjedh nga një dëshirë e gjatë e komunitetit të saj etnik shqiptar për të bojkotuar pjesëmarrjen në të gjitha institucionet jugosllave, në mënyrë që përfundimisht të ndahen dhe të bashkohen me Shqipërinë, qysh parë vitit 1990. Shqiptarët kurrë nuk kanë parashikuar një Kosovë nën kontrollin e tyre. Serbët, trashëgimia serbe dhe pretendimet serbe ndaj territorit, ishin të gjitha të shpërfillura në kujtesën historike shqiptare. Kështu, ndërsa kundërshtarët e shtetësisë së Kosovës fajësojnë fuqitë perëndimore për fuqizimin e separatistëve, janë të njëjtat fuqi perëndimore, që kanë marrë një rol aktiv në ridizajnimin e Kosovës, për të qenë sa më gjithëpërfshirës për serbët dhe komunitetet e tjera joshqiptare.
Me fjalë të tjera, pavarësia, të cilën shqiptarët e dëshiruan gjatë do të ishte e dizajnuar, e strukturuar, e administruar dhe e definuar, si një iniciativë ndërkombëtare, do të ishte shumë ndryshe nga ajo që shqiptarët në të vërtetë parashikonin. Ndarja në mënyrë efektive anulon të gjitha këto, shtyn të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe u jep besim atyre që, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje dhe Maqedoni, do të ndodhë e njëjtë gjë. Çështja këtu është se, çdo ndërrim apo shkëmbim tokash tërheq në mënyrë efektive kufij të rinj, të cilat komuniteti ndërkombëtar nuk ka dashur t’i bëjë. Që nga viti 1945, krijimi i shteteve të reja nga ato ekzistuese tradicionalisht ka respektuar parimin e “uti possidetis”, (sa të takon sipas ligjit), i cili njeh kufijtë e rinj ndërkombëtarë nga kufijtë e njësive ekzistuese. Duke lënë në njërën anë debatin, nëse shtetësia e Kosovës kualifikohet si përmbushja e këtij parimi, pasi ishte një territor dhe jo një njësi federale brenda Jugosllavisë, përkrahësit e pavarësisë i konsiderojnë kufijtë e saj, si ato që kishte kur ishte krahinë autonome e Serbisë. Duke tërhequr një vijë të re në lumin “Ibër” dhe duke përfshirë Luginën e Preshevës në Kosovë, kjo do të përbëjë diçka krejtësisht të pashembullt në të drejtën ndërkombëtare, në epokën moderne.

Një kërcënim për stabilitetin
Aktualisht ne as nuk e dimë se çfarë është plani i Vuçiçit për “delimitim”, as nuk dimë nëse ndonjë marrëveshje e tillë do të pajtohet me Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare. Ajo që dihet është se, një bisedë e tillë rrezikon të destabilizojë një rajon, tashmë të paqëndrueshëm, që përfshin Maqedoninë dhe Bosnjën, ku grupe të etur për të rikufizuar kufijtë, do të ishin gati të përfitonin nga një precedent i ri. Ne gjithashtu e dimë se, Shtetet e Bashkuara e kanë përsëritur përsëri kundërshtimin e tyre ndaj çdo shkëmbimi territoresh, edhe pse ndikimi i saj në rajon nuk është më vendimtar sesa dikur. Së fundi, një numër i OJQ-ve në Serbi dhe Kosovë kanë dërguar një letër të përbashkët për Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, duke i kërkuar asaj, që të bëjë një deklaratë të qartë kundër ndarjes së Kosovës apo ndonjë shkëmbimi territoresh. E gjithë kjo duhet të jetë një shenjë e mirëpritur që thashethemet e ndarjes mund të mbeten vetëm në letër. Nëse e gjithë kjo është thjesht një mënyrë për Beogradin, që komuniteti ndërkombëtar të rrisë presionin ndaj Prishtinës për të zbatuar pjesë të Marrëveshjes së Brukselit që vendos komunat, apo edhe si një mënyrë për të provuar kufijtë e levave diplomatike të tyre, është një lojë e rrezikshme për tu luajtur. E njëjta vlen edhe për Kosovën, ku vitet e zvarritjes së krijimit të Asosacionit të Komunave kanë testuar durimin e mbështetësve më të afërt të Prishtinës.

/Michael Rossi është Lektor në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin Rotgers, New Brunswick, Neë Jersey, si dhe Lektor pranë Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Long Island, Brooklyn, New York City

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400