Shkrimtari i harruar

22:09 / E hëne, 04 Qershor 2018

Shkruan: Edona Salihu 

 

“Yll Jonuzi” ishte pseudonimi që i’a lejoi atij të vazhdonte veprimtarinë letrare. Për shkak të diferencimit nga pushteti Hajdar Salihut i’u mohuan shumë të drejta të cilat ai meritonte t’i gëzonte në jetën e tij aq të shkurtër që pati, dhe veprimtarinë aq të madhe që la.

Kur punonte si mësimdhënës në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Decan, veprimtaria e tij ishte shumë e shkurtër aty. Mirëpo, thonë që zoti nuk i mbyll të githa dyert njëherësh, në kohën kur ai mbeti pa punë edhe pse ishte ndër të rrallët që kishte të kryer magjistraturën, krah tij u gjendën shokët, ata që thuhet se të ndihmojnë në ditët më të vështira. E pikërisht ata i’a mundësuan që shkrimtari të fillonte me punën e tij të re në teatrin e Gjakovës, ku aktronte role të ndryshme, në shfaqjet e : Halili e Hajria, Shoku Gof II, Udha e Gjeneralit Drommira, Ora e Kukuvajës, Monserati, Qan e qesh Cajupi etj.

Secilin shkrimtar është dicka që e bën të vecantë. E Hajdarin të tillë e bënte stili i tij i shkrimit që e posedonte, por jo vetëm kaq, ishte i pari në Kosovë që e studioi dhe pati cfarë të jepte për ‘poezinë shqipe me alfabet arab’, temë kjo e cila shënonte arritjet e tij akademike por në të njëjtën kohë ai nëpërmjet saj kontribuonte për kulturën fetare e kombëtare të vendit të vet.

Studiuesi Mexhid Yvejsi , shkruan fjalë të mëdha për shkrimtarin, ai tregon se si në vitin 1987 kur u botua njëri nga librat e Hajdarit, emri i tij nuk u shënua në kopertinë.

Pse? Thotë studiuesi, ndër arsyet kryesore rendit atë se shkrimtari ishte atdhetar i madh.

Familjarët përmendin disa pika të tjera që e karakterizonin atë, thonë se ka qenë person shumë i mbyllur, i cili shumicën e kohës e ka kaluar duke lexuar, karakteristikë kishte se nuk i lënin përshtypje fjalët e të tjerëve, dhe mbi të gjitha ishte person shumë human.

Shoqëria e njihnin si person shumë të hareshëm, si duket ai kohën që e ka kaluar me shoqëri ka ditur shumë mirë ta shfrytëzoi.

Hajdar Salihu, u lind në fshatin Batushë të komunës së Gjakovës. Nisi me shkollim në shkollën fillore ‘Jahë Salihu’ , duke vazhduar në Gjakovë me shkollën e mesme, pastaj me studime universitare në Prishtinë, në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, dhe e përmbylli me magjistraturë në po këtë degë, mirëpo ky ishte vetëm një fund akademik por jo edhe letrarë.

Ai, tek atëherë filloi të botonte një nga një veprat e tij që secila nga to e shënonte një histori, barte një mesazh dhe në fakt ishte shkruar për një arsye të madhe.

Kur egzistenca shqiptare po rrezikohej përmes helmit ku ndër ato kohë ishte helmuar edhe komandanti Hamit Haxhija i cili vinte nga fshati i njëjtë me shkrimtarin, ishte Hajdar Salihu ai i cili përmes veprave të tij nuk lejonte që shqiptarët dhe bota të mbeteshin në mjegull dhe të painformuar për atë se cfarë po ndodhë.

Me veprën e tij të madhe ‘Jerina dhe Helmi’  ai e tregonte edhe pse në vetën e parë, gjithë tmerrin që po ndodhte ndër shqiptarë ato kohë.

Veprat, ishin ato që e karakterizonin atë si njeri por edhe personalitet dhe gjithcka tjetër, përvec veprës së lartë cekur botoi edhe romane të tjera: Udha e ditës së nesërme [1990], Raport për jetët paralele [1994], Stina e mjegullës [1999]. E sikur jeta e tij të mos ishte aq e shkurtër shkrimtari kishte për të botuar edhe shumë e shumë vepra, tregime e vëllime të tjera. E pabotuar i mbeti vëllimi me tregime ‘Luanët e gurtë’ si dhe një varg shkrimesh kritike dhe eseistike për letërsinë të cilën ai aq shumë e donte.

Më 16 dhjetor 1995, letërsia shqipe mbeti pa edhe një shkrimtar të madh që vërtetë dha gjithcka për të, por që kishte edhe shumëcka për t’i dhënë asaj.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400