Shqiptarët e Kosovës duhet shpallur si populli më i duruar në botë dhe meritojnë të jenë në libër të Genisit

15:59 / E shtunë, 21 Prill 2018

 

Nga Hysni Gashi

Në çdo shtet normal të cilët e kanë të konsoliduar demokracinë, transparenca dhe llogaridhënie janë njëra nga kontratat që lidhin përfaqësuesit e popullit me qytetaret, ndërsa tek ne e vetmja kontrata është manipulimi sa me i madh dhe fatkeqësisht biem gjithmonë në të njëjtën grackë. Çdo kryeministër dhe qeveri po i merr votat duke premtua tema te mëdha ne zhvillimin e vendit, të sundimit të rendit dhe ligjit, të zvogëlimit të kabinetit qeverisës dhe zvogëlimin e privilegjeve të tyre dhe rritje të cilësisë shëndetësi dhe arsim. Pastaj hapjen e vendeve të reja të punës rritjen e të hyrave, përkujdesjen kategorive të luftës pensioneve veç tjerash integrimin e Kosovës ne mekanizmat e familjes evropianë. Por ne momentin që po vendosen ne pushtet po harrojnë kontratën me qytetaret.Rasti me i fresket është rasti i fundit i Raporti të Progresit që më të drejtë duhej të quhej raport i Regresit për Kosovën ku hedhe në pah të gjitha të metat e këtij shteti në elementet qenësorë të saj. Pra krimi dhe korrupsioni, jo-transparenca, jo-llogaridhënia dhe sistemi piramidal kriminal janë vetëm disa nga faktorët të cilët Kosovën e kanë lënë mjaftë mbrapa terë procesit të integrimeve. Si, rezultat ky raport edhe pse po mundohet të shitet si e metë e BE-së nga Qeveria jonë është gjendje faktike dhe reale e asaj çka kjo qeveri si ka përmbushë si detyra të saj. Turpi është pak për këto figura politike që gënjeshtrën e kanë shndërruar në “ves” dhe qytetaret manipulant të tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400