Teatri politik rus

20:37 / E premte, 05 Janar 2018

 

Nga Edward Lucas

Rusia mban këtë vit zgjedhje e saj presidenciale. E drejtë? E gabuar. Në fakt, Kremlini është duke organizuar një shfaqje elektorale, se sa një garë reale me votues të vërtetë, kandidatë të vërtetë, konkurrencë të vërtetë, dhe një dyshim të vërtetë mbi rezultatin përfundimtar.

“Shfaqja” që do të vihet në skenë, do të jetë në realiste dhe e kushtueshme, me personazhet e veshur me kostumet e përshtatshme, dhe me mjaft propagandë të prodhuar në mënyrë profesionale. Aktrimi do të jetë i shkëlqyer.

Me gjasë, mund të presim disa kthesa interesante të komplotit, dhe disa ndjenja pezullimi dhe pasigurie. Skenari është gati në pjesën e tij më të madhe; vetëm se ne nuk i dimë të gjitha detajet. Rezultati përfundimtar nuk është në dyshim:kur të ulet sipari, Vladimir Putin do të fillojë një mandat tjetër si president i vendit.

Të quash këtë teatër politik makabër një proçes zgjedhor, do të thotë të degradosh fjalorin politik. Tipari më i rëndësishëm i zgjedhjeve të vërteta, është dyshimi. Në një sistem politik të lirë, ne nuk e dimë domosdoshmërisht se cilët do të jenë kandidatët në garë.

Në sistemin politik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gara paraprake brenda dy partive të mëdha është e egër. Ne nuk e dimë më saktësi se si do
të paraqiten kandidatët. Edhe kandidatët në dukje të fortë, si kryeministrja britanike Tereza Mej, mund të dalin shumë keq në zgjedhje brenda pak javësh.

Rastet dukshëm të pashpresa, si ai i udhëheqësit të opozitës britanike të krahut të majtë, Xheremi Korbin, u bënë papritmas popullore. E fundit nga
të gjitha ishte dijenia se kush do të fitojë. Ekspertët dhe sondazhet bëjnë punën e tyre, por janë votuesit ata që vendosin.

Kur gjërat shkojnë keq, sikurse bëjnë në mënyrë të pashmangshme, atëherë vendosin gjykatat. Askush nuk e di paraprakisht se kush do të qeverisë. Duke përzier zgjedhje të tilla reale me ato të rremet, ne kemi në dorë një fitore të propagandës në Kremlin.

Një nga pikat kryesore të bisedimeve mbi Moskë, është se atje s’ka një dallim të vërtetë midis sistemeve politike të Perëndimit dhe kleptocracive autoritare sikurse është Rusia. Ne mund të kemi një PR (marrëdhënie me publikun) më të mirë për sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe liritë politike, por në fund pasuria dhe pushteti janë të zëvendësueshme.

Janë njerëzit e pasur, ata që vendosin se çfarë ndodh. Njerëzit që udhëheqin gjërat, bëhen të pasur. Çdo gjë tjetër është thjesht dekorative. Ashtu si me të gjitha propagandat, kjo përmban një element të së vërtetës. Edhe në një sistem politik të lirë dhe të mirëfilltë, zotëruesit e pasurisë dhe pushtetit
kanë përparësi.

Paraja dhe masa e mediave, kanë më shumë rëndësi sesa duhet. Kushdo që ka përparësinë të jetojë si qytetar i një demokracie, nuk duhet ta marrë kurrë atë si të mirëqenë. Por pandershmëria dhe papërsosmëria, nuk janë çështje. Ashtu si qeniet njerëzore që janë të papërsosura, po kështu edhe sistemet politike.

Problemi i vërtetë, është se si ju përballeni me gabimet. Këtu ndryshimi ndërmjet sistemeve politike perëndimore dhe regjimit në Rusi, është i qartë. Hilari Klinton, ndoshta garuesja më e privilegjuar që sistemi politik amerikan kishte parë në kohët moderne, e futi në ngërç fushatën e saj dhe humbi zgjedhjet.

Disa njerëz në fushatën e Donald Trump, patën lidhje të pa peshuara mirë me Rusinë. Ata ndodhen tashmë nën hetim. Angela Merkel, kancelarja dikur e patundur e Gjermanisë, gaboi në gjykimin e humorit të elektoratit të saj mbi emigracionin dhe tanimë është drejt largimit nga pushteti. Shembuj të tjerë ka me bollëk.

Asnjë formule dhe kufizim i tillë nuk vlen për Putinin dhe ndihmësit e tij. Është e vërtetë, karrierat politike ruse mund të përfundojnë papritmas; Aleksei Uljukaev, një ish-ministër i Ekonomisë, u dënua muajin e kaluar me 8 vjet burg me akuzën e korrupsionit.

Por këto rënie, reflektojnë makinacionet e brendshme të politikës së Kremlinit, dhe jo veprimet e një sistemi të pavarur të drejtësisë penale. Prokuroria ishte një farsë, ashtu si “rizgjedhja” e pritshme e Putinit.

Teatri mund të jetë zbavitës, po aq sa edhe udhëzues. Ne duhet të ndjekim nga afër Putinin, dhe aktorët që luajnë rolin e rivalëve të tij në këtë garë, për të mësuar më shumë se si pushteti mund të ndryshojë pas skenave teatrale në Rusi. Por mos ngatërroni atë që shihni në skenë me jetën reale.

“Center of European Policy Analyses” Përktheu: Alket Goce

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400