“Varfanjaku” Ramusha Haradinaj , dhe luksi në Saint Morritz .. !

22:11 / E mërkure, 03 Janar 2018

 

Nga Partizan Cene

Me gjithë respektin e madh që kam për ish komandantin Ramush Haradinaj , ndjej neveri për kryeministrin Haradinaj lidhur me atë çka mësova , me harxhimet e tij marramendëse , në natën e ndërrimit të viteve në hotelin luksoz në Zvicër ..
Unëpersonalishtë , nuk e di dhe nuk kam shkuar në atë hotel , por ashtu nuk kam shkuar në asnjë të tillë , kaq të shtrenjtë , por mediat nga Zvicra , Franca dhe Gjermarmania , bëjnë publik lajmin ..
Ato shkruajnë se kreu i qeverisë së Kosëvës , bashkëme gjashtë familjarë të tjerë , kanë kaluar natën e ndërrimit të viteve , në resursin fantastik Saint Moritz në Zvicër , ndër më të shtrnjtër në botë resurs skish në botë ..
Siç pashë edhe nga ofertat nga kz gjigant argëtimi dimëror , hoteli “Carlton”, e rezervon në një natë të zakonshme për person , njëmijë e pesëdhjetë ranga Zviceriane .. Pra për gjashtë persona , duhen të paktën gjashtëmijë e treqind , franga ..
Po të shtojmë këtu , që menuja , pëmbledh shpenzime ngrënije afro 2100 euro për person në ditë , pa përmendur këtu edhe argëtimin dhe qejfin , në natë të tilla si ajo e Vitit të Ri ..
Vlen të prëmend që , vetëm mëngjesi kap shifrën e harxhimit , 800 franga .. !
Të gjitha këto që thashë janë llogarira të thjeshta , që gjithëkush mund ti bëjë e ti publikojë , por problemi qëndron në dy gjera :
Së pari , kush i pagoi ato para ,nga cili buxhet dolë[n , dhe ..
Së dyti , a parashikohet në ndonjë paragraf të buxhetit të kryeministrit apo të ndonjë organi ekonomikofinanciar tjetër në qeverinë e Kosovës ??
Dakord , dikush mund të thotë se kryeministri ka paguar ngaxhepi , ose mundet që ta ketë ” sponsorizuar ” ndonjë mik .. Këto të gjitha janë çështje që nuk mund ti shtjelloj apo ti argumentoj unë , pasi ka organe kopetente që duhet ti gjejnë e ti gërmojnë ..
Por , ka një problem shumë më të madh se sa paratë që përdori pasaniku Ramush Haradinaj në Saint Moritz në Zvicër , problemi moral .. !
Më kujtohet kur zoti Haradinaj ( miku im i vjetër )në një intervistë në shtypin shqiptar e të huaj ,pasi u emërua kryeministër , tha shprehimishtë se : ” … Nuk kam para as për të blerë një gravatë timen … dhe ndërroj teshat dhe .. ha bukë në makinë kur e lyp nevoja .. ”
E pra , a mund ta komentosh e ta ri komentosh këtë deklaratë që të tregon një kryeminstër ” varafanjak ” ??
Kurrësesi !
Ndaj vetë kryeministri duhet të japë sqarime të thella lidhur me këto lajme , dhe sigurishtë organet kopetente në Kosovë , duhet menjherë të bëjnë verifikimet e nevojshme ..
Populli në Kosovë vuan varfërinë e moskamjes , dhe nje veprim i tillë i vet kryeministrit , ja shtyn akom me thelle thikën në kockë , nga hallet dhe problemet e medha të jetesës ..
Edhe sikurë dikush ti ketë paguar ato para , edhe sikurë vet Haradinaj ti ketë paguar , janë shumë në syrin e njerëzve të thjeshtë , atyre varafnjakëve realë që ai u prmton një jetë më të mirë … !

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400