Vasalët e Serbisë në politikbërjen preshevare

22:36 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

 
Shkruan: Nehat Hyseni

Presheva është e destabilizuar politikisht gjatë kohë dhe funksionimi i pushtetit lokal është i bllokuar praktikisht nga Aleksandar Vuçiqi dhe vasalët e tij shqipfolës në këtë komunë shqiptare në Serbi.
Realisht, që nga zgjedhjet e 24 prillit 2014, kur na erdhi si “parashutë” rryma radikale e xhihadistëve dhe selefistëve islamikë, që gjatë kohë ishte përgatitur në “inkubatorët” politikë nga regjimi antishqiptar i Serbisë, për t’u hedhur si diverzantë politikë e fetarë, me misionin e mirëpaguar për ta rrënuar “kalanë” e politikbërjes së pavarur të shqiptarve të Luginës së Preshevës, nga brenda.
Shqiprim Arifi, si person i afërt me qarqet radikaliste e ekstremiste dhe i financuar prej tyre, në frymën e ISSIS-it terrorist nga Lindja e Afërt që vepron në Europën Perëndimore me anë të organizatave “humanitare”, për t’i rekrutuar besimtarët myslimanë në radhët e reparteve të tyre vrastare e kriminale në emër të islamit. Pjesa militante e ekstremiste e tyre, edhepse janë të lindur e rritur në Europë, megjithatë ata kurrë nuk janë integruar në jetën e mirëfilltë të demokracisë perëndimore.
Përkundrazi, ata janë frymëzuar me urrejtje e armiqësi ndaj botës së përparuar të qytetërimit perëndimor europian dhe shpeshëherë kanë organizuar sulme terroriste që kanë shkaktuar viktima të shumëta në qytetet europiane, duke shkaktuar atje masakra të mëdha, si psh. në Bruksel, Paris, Barcelonë, Madrid, etj., si dhe në Amerikë e gjithandej nëpër botë.
Shqiprim Arifin, SNS-i i Aleksandar Vuçiqit e kishte përgatitur gjatë kohë në Gjermani, si ortak me një serb nga qarqet qeveritare serbe i një “firme transporti”, një diverzant politik të trajnuar nga qarqet radikaliste islamike, si person ideal për veprim si “kali i Trojës” brenda kampusit të politikbërjes shqiptare, me misionin serbo-rus për realizimin e synimeve antishqiptare të Serbisë në Luginë të Preshevës.
Meqë Presheva ishte e lodhur dhe e irrituar nga pushteti i korruptuar lokal i udhëhequr me banditizëm mafioz të Ragmi Mustafës për 12 vite, i cili ishte i njohur për bashkëpunim korruptiv me qeverinë e Daçiqit, që i siguroi pasurim marramendës të afërmëve dhe familjarëve të tij për privatizimin mafioz të disa ndërmarrjeve shoqërore të Preshevës, pothuajse falas!
Si shpërblim nga Serbia për kolaboracionozmin e tij sekret me Qeverinë e Serbisë, si dhe për kontributin e tij kauzës serbe të Daçiqit për ndarjen e Kosovës. Pastaj, Ragmi Mustafa e dekoron me “Mirënjohje” (Zahvalnica), Aleksandar Vuçiqit, “për kontributin e dhënë për shqiptarët e komunës së Preshevës”?!
Prandaj, APN dhe PDSH realisht ishin në një garë të ashpër konkurruese se kush më tepër po i bënë shërbime Serbisë në dëm të shqiptarve të Luginës së Preshevës dhe për interesa personale e partiake të Arifit dhe Mustafës.
Këtu duhet shtuar edhe bashkëpunimin e ngushtë midis këtyre vasalëve të Serbisë për pengimin e funksionimit normal të Kuvendit Komunal të Preshevës dhe çuan në shpërbërjen e tij, si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme lokale për datën 24 dhjetor 2017.
Derisa Ragmi Mustata bashkëpunonte në mënyrë sekrete me Qeverinë dhe me qarqet vendimmarrëse në Beograd për nevoja të pasurimit të pangopshëm të tarafit të tij mafioz, Shqiprim Arifi vasalitetin e tij ndaj Serbisë e ka vendosur edhe në veprimin diverziv antiislamik, duke tentuar që “kalanë” fetare të shqiptarve, për interesa të Serbisë ta rrënoj nga brenda.
Por, Shqiprimi savduket ka marrë për detyrë edhe ndryshimin e strukturës etnike të komunës së Preshevës, me anë të “Planit Aksional Lokal”, duke e rikolonizuar ate me serbë të Kroacisë, Bosnës dhe Kosovës, si dhe me refugjatë nga Afganistani, Siria e Iraku.
Këta vasalë të Serbisë
dhe këto plane e projekte antishqiptare, realisht, shqiptarët e komunës së Preshevës mund t’i pengojnë dhe t’i pamundësojnë me votën e tyre ndëshkuese në zgjedhjet e parakohëshme lokale të 24 dhjetorit 2017, duke votiar Ardita Sinanin për kryetare të komunës së Preshevës dhe partinë e saj, të cilët kanë dëshmuar se janë të gatshëm dhe dijnë si të ballafaqohen me “piunat” dhe vasalët e tillë antishqiptarë të Serbisë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400