Vëllezër shqiptar në IRMJ!

15:32 / E diell, 08 Janar 2017

 

Shkruan Sulejman Abazi

Lutem, mos prisni degën në të cilën jemi ulur të gjithë. Edhe përqafimi i elefantit është përqafim, por ai ndonjeherë të mbyt. Dashurinë e madhe që këmi për çështjen kombëtare, nuk duhet ta lejojmë të na shkatërrojë politikat efektive që na çojnë drejt realizimit të saj.

Sapo jemi përballur më një event në vlera historike, ku për herë të parë Ivanovit dhe ultranacionalizmit maqedon i ka ngecur sharra në gozhdë, dhe menjëherë të nxituar kemi marrë lupën në dorë dhe po shikojmë çdo gërmë të shkruar në marrëveshjen e përbashkët të partive shqiptare, a themi se të gjithë jemi ekspertët më të mirë në fushën e shkencave Politike.
Ne e kuptojmë të gjithë që meraku dhe brengosja jonë në këtë kohë lidhet me vetëdijen tonë kombëtare, me atdhtarizmin, duke vënë në ballancë me shumë të drejtë se çfarë kemi pësuar deri më sot, po nga kjo politikë që ka marrë përsipër të na përfaqësojë. Parimisht, ky është një qëndrim shumë i drejtë, por parë në thelbin e analizës politike, druaj se po bëjmë një gabim të madh, kur kërkojmë sot dhe vetëm sot ta presim lisin me një të rënë të sopatës dhe të mundemi t’i zgjidhim tërë problemet brenda nesh në një ditë!!
Jo, kjo është e gabuar.
Në këtë situatë duhet të falim nga vetja dhe të lëshojmë hapësirë në qëndrimin unik të partive politike, pasi është e domosdoshme për të hyrë në një rrugë, ku do të kemi kohë të nxjerrim edhe përgjegjësitë e pësimeve tona.
Të gjithë e dimë pozicionin dhe rolin politik, shpesh destruktiv dhe separatist të liderëve shqiptarë, pa asnjë dallim.
Të gjithë jemi në brengë të madhe për shumë raste tragjike që kanë kushtuar jetë njerëzish të pafajshëm tek shqiptarët, për shkak të natyrës shovene dhe krimianle të qeverishjes së VMRO-DPMNE, ku pjesë e këtij krimi është bërë dhe partia shqiptare BDI në pushtet dhe bashkëqeverisje.
Kush nuk ka nxjerrë mësime nga situata e kaluar pas miratimit të Marrëveshjes së Ohrit, ai do të gabojë përsëri, por nëse ekziston vullneti i përbashkët për ta ndryshuar një herë e mirë këtë situatë në favorin tonë, atëherë të bëhëmi të gjithë pjesë e kësaj zgjidhje me maturinë që na ka munguar më herët.
Përsonalisht kam qenë një nga kritikët më të ashpër të politikave të BDI-së dhe të PDSH-së dhe sot me vlerësimin që publikoj, dukem sikur kam ndryshuar mendim. Jo. Të gjithë ata që kanë përgjegjësi të rëndë për situatën dhe krimet, kam bindjen se një ditë do të japin llogari. Këtu nuk përjashtoj as Ali Ahmetin, as Menduh Thaçin dhe sa një takëm ministrash e zëvëndëesministrash, krytar komunash shqiptar, që janë bërë me ose pa dashje pjesë e kësaj përgjegjësie.
Por sot ne duhet të kuptojmë interesin e përgjithshëm dhe të vlerësojmë goditjen që ka marrë nacionalizmi agresiv maqedon, ku përballë qëndrimit unik shqiptar, ai dhe vetëm ai ka mbetur gjeneruesi i krizës politike në IRMJ.  Mund të ketë edhe një qeverisje me LSDM, duke ju përmbajtur premtimeve zyrtare të saj. Por nëse shqiptarët tradhëtohen prej tyre në rrugë e sipër, atëherë janë po deputetët shqiptarë që mund të shkaktojnë krizë të re politike në çdo kohë.
Kjo është një forcë parlamentare që sot merr vlera të mëdha dhe për hir të të ardhmes të bëhëmi të gjithë pjesë e një procesi shpresdhënës, që po na jep modelin e dëshirës së madhe që kemi për unitet dhe paqe midis nesh, për të shfrytëzuar mirë të gjithë energjitë e shumta positive që kemi brenda Kombit tonë.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400