Veseli ka të drejtë – Deportim ligjor apo rrëmbim terrorist

19:25 / E enjte, 29 Mars 2018

 

Shkruan: Prof. Lisen BASHKURTI

Nga mediat u njoftuam per ‘ndalimin’ e gjashte punonjesve te Kolegjit Mehmet Akif ne Kosove me ‘arsyetimin’ se kerkohen nga shteti turk te ekstradohen si gyleniste.

‘Ndalimi’ mbetet i paqarte. Personat ne fjale kane leje qendrimi dhe ushtrojne aktivitet legal ne Kosove. Ligjerisht leja e qendrimit ne Kosove leshohet mbas leshimit te vertetimit nga gjykata, nga prokuroria dhe procedurave miratuese te policise.

Personat me leje qendrimi gezojne te drejta rezidenciale. Ata nuk mund te ndalohen, pervecse ne raste flagrante, nga policia pa urdher te prokurorit. Me pas ata kalojne ne gjykate, ku gezojne te drejten e mbrojtjes.

Nese gjykata vendos ekstradimin athere kerkohet vendimi i Ministrise se Drejtesise per ekzekutimin e mases se ekstradimit.

Pra deportimi ka procedura te caktuara qartesisht ne ligjin e brendshem ne Republiken e Kosoves. Deportimi behet me procedura ligjore kombetare, por edhe nderkombetare.

Nese deportimi behet ndryshe ai eshte shkelje flagrante e lirive dhe te drejtave te njeriut dhe eshte as me shume dhe as me pak, por rrembim terrorist.

Prandaj mbeshtes plotesisht qendrimin e Kryetarit te Kuvendit te Kosoves, Kadri Veseli.
Shpresoj se organet e drejtesise, por edhe Qeveria e Kosoves te mbrojne shtetin ligjor, lirine dhe te drejtat e njeriut, rrugen Euro-Atlantike te Kosoves.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400