Vetëvrasja, një fenomen shqetësues në Kosovë

10:23 / E mërkure, 07 Shkurt 2018

 

Shkruan: Albana Maloku
1. Kosova si një vend tranzicioni perveç tjerash, po perballet edhe me nje fenomen tejet negativ, atë të vetëvrasjes. Për të japur një analizë rreth kësaj, së pari duhet ditur faktorët që ndikojnë në kryerjen e një akti të tillë.

2. Në shoqërinë tonë mund të merren në konsideratë një mori faktorësh të cilët e shtyjnë individin drejt këtij fenomeni të tillë si: pamundësia e integrimit të individit në shoqëri, çrregullimet mentale, depresioni, stresi, pasiguria në identitetin seksual, manipulimi, kushtet e rënda ekonomike e sociale, abuzimi me substancat narkotike etj.

3. Bazuar në mënyrën e kryerjes së tyre, përmendet një ndarje e vrazhdë e vetëvrasjes në dy kategori “vetëvrasje aktive” dhe “vetëvrasje pasive”. E para kryhet me metoda të tilla si: e shtëna me armë, prerja e venave, kërcimi nga lartësitë etj.

4. Ndërsa, metodat pasive përfshijnë mbidozën (nga subtanca narkotike), helmimi me gaz, ngulfatjen në ujë etj.

5. Edhe pse numri i vetëvrasjeve në Kosovë po rritet vazhdimisht, ende nuk ka ndonjë ndërhyrje ose përpjekje nga shteti apo shoqëria për parandalimin e këtij fenomeni, edhe pse përgjegjësia për këtë, qoftë direkt ose indirekt i takon kësaj kategorie.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400