“Vllau Erdogan” si një pengesë drejt Brukselit?

19:50 / E diell, 03 Qershor 2018

 

Nga ANDI BUSHATI

Një intervistë e zakonshme e Edi Ramës në “France 24” ka përzierë në mënyrë artificiale në Shqipëri, emrin e Erdoganit, me atë të rrugës së vendit drejt hapjes së negociatave. Një pjesë po përpiqen ta shesin miqësinë e kryeministrit Shqiptar me sulltanin e ri të Ankarasë si një pengesë për verdiktin që pritet në fund qershorin e këtij viti. Ndërsa të tjerë po mundohen t’a zhfleftësojnë tërësisht këtë fakt.

Për të kuptuar se ku qëndron e vërteta duhet parë më fillimisht se si u provokua ky debat.

Gazetarja e TV publik francez e pyeti Ramën në fund të intervistës edhe për marëdhënien e tij me liderin turk. Ajo që duhet mbajtur shënim këtu ishte se mes të gjitha pyetjeve kritike që i’u drejtuan kryeministrit (dorheqja, krimi, dhuna ndaj mediave etj) qe renditur edhe ky problem. Pra, në një hamendësim të thjeshtë, mund të thuhet se raporti i tij okult me një udhëheqës që po shihet si delja e zezë nga demokracitë perendimore, gjendet tashmë në dosjet që shtetet europiane kanë për Edi Ramën.
Por, nga ana tjetër,  gjithcka mund të jetë thjeshtë një përkim, për faktin se lideri turk ka qenë tejet në modë këto ditë në Francë. Revista “Le Point”, një nga të përjavshmet e referencës, me një tirazh prej mbi 300 mijë kopjesh e kishte vënë në kopertinë foton e presidentit turk që po kërkon të rizgjidhet. Mbi ballin e tij me gërma të mëdha ishte shkruar titulli: “Le Dictateur” (foto poshte). Por, ky trajtim si diktator dhe sidomos editoriali i revistës, ku një nga penat më në zë të Parisit, Franz- Olivier Giesbert e krahasonte Erdoganin me Adolf Hitlerin, nxitën furinë e militantëve të AKP me banim në Francë. Disa kioska të shitjes së gazetave u sulmuan nga përkrahësit e Rexhep Taip Erdoganit ndërsa të tjerë gazetashitës u kërcënuan t’i tërhiqnin ato nga shitja. Përpos debatit të madh publik që shkaktoi ky fakt në vendin e të drejtave dhe lirive të njeriut, ai mori dhe trajta politike me ndërhyrjen e presidentit francez Macron, i cili duke theksuar se “liria e shtypit nuk ka çmim”, nuk nguroi edhe njëherë të shigjetojë homologun e vet turk.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400