Web faqja serbe “ Poreklo”: Zukorliq dhe Thaçi, kushërinj

20:24 / E shtunë, 18 Nëntor 2017

 

Themeluesi i web faqes “Poreklo”  (shq. Origjina) thotë se Shesheli është serb ndërsa  Zukorliqi është i afërt i Thaçit!

Krtinić  ka shtuar se  dega BY611 e haplogroupës R1b, të cilës  i përket Zukorliqi, është e përfaqësuar në të gjithë popujt e Ballkanit, por është shumë karakteristikë për shqiptarët.

– Paraardhësi i përbashkët i kësaj dege ka jetuar para rreth 3.000 viteve. Është interesant  se Zukorliq gjenetikisht është  shumë i afërt i Hashim Thaçit, sepse ekziston rezultati i testimit të Hashim Thaçit nga Broja e  Drenicës  – zbuloi Krtinić, i cili shpjegoi edhe haplogroupën e Zukorliqit.

– Popujt keltë mund të jenë kushërinj shumë të largët  të Zukorliqit,  duke marrë parasysh se paraardhësi i tyre i përbashkët ka jetuar 6.200 vjet më parë. Nuk është e vërtetë se ky  haplogroup është në lidhje me 8% të serbëve dhe 0%  të rusëve, por është e ngjashme me 6% të serbëve dhe 6% të rusëve – tha themeluesi i “projektit të ADN-së serbe.”

Zukorliqi e bëri testin e ADN pasi u provokua nga  Shesheli!

Zukorliqi dhe Shesheli para disa javëve janë marrë me prejardhjen e njëri tjetrit,  dhe njëri tjetri ia kanë numëruar rrëzat e gjakut. Pasi që kreu i radikalëve Vojislav Sesel  për “Alo!”, tha se ADN-ja e kolegëve të tij të parlamentit Muamer Zukorliqit  padyshim tregon se ai është serb,  ish-myftiu na dha rezultatet e testit të tij të ADN-së dhe  përcaktoi se çfarë kishte për të treguar ADN Sheshelit.

Paraardhësit e Zukorliqit erdhën nga Lindja e Mesme përmes Kaukazit në Ballkan në periudhën para formimit të Ilirisë. Të gjitha popujt  kelt janë kushërinj të largët  të Zukorliqit, përfundon  ueb faqja “Poreklo”

/Ismet Azizi/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400