Zonja Le Pen paralajmëron tërheqjen e njohjes së Kosovës

12:42 / E shtunë, 15 Prill 2017

 

 

[Nga publicisti Max Brym, në “Kosova aktuell”]

 

Kandidatja e djathtë franceze për presidente Marie Le Pen dje e ka sulmuar ashpër Papa Franciskus. Papa foli prerazi kundër vdekjeve masive të refugjatëve në Mesdhe. Ai kritikoi gjithashtu trajtimin e keq të refugjatëve, veçanërisht në Ballkan.

Le Pen ka ndërmend të formojë një bosht nacionalist me Putinin, Orbanin dhe Kryeministri serb Vuçiç. Gjatë fushatës ajo ka bërë vazhdimisht të qartë se do të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nuk është ndonjë çudi që mediat kryesore serbe, të cilat janë nën kontrollin e Presidentit çetnik Vuçiç, po propagandojnë për Le Pen. Të njëjtat media serbe mbështet edhe presidentin aktual amerikan Donald Trump, gjatë fushatës zgjedhore amerikane.

Shpeshherë partia austriake FPO është lavdëruar në Serbi, dhe Zotëri Strache u mirëprit në Beograd, për qëndrim nacionalist, që gjithashtu kundërshtojë të drejtën e Kosovës për vetëvendosje. Në fakt tashmë në Europë ekziston një Internacionale e djathtë. E habitshme, çfarë qëndrimi mbajti Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Gabriel gjatë vizitës së tij në Beograd. Ai e quajti Vuçiçin një “spirancë stabiliteti”. Ky qëndrim ka arsye ekonomike. Vuçiç praktikon një politikë armiqësore, neoliberale, ndaj punëtorëve në Serbi. Kjo politikë e tij i konvenon interesave të kapitalit investues të kompanive të Gjermanisë. Gabriel nuk kërkoi njohjen e Kosovës nga Serbia, kandidate për anëtarësim në BE. Gabriel  apeloi vetëm për “arsye” dhe “gatishmërinë për bisedime”.

Qëndrimi i Gjermanisë Perëndimore Majtës

Ndaj Serbisë partia e majtë gjermane “Die Linke” (“E majta”) mban të njëjtin qëndrim si internacionalja djathtë evropiane e Partive FPÖ, FN, SCHWEIZER SVP. Qëndrimi i tyre ndaj Kosovës nuk është majtist, por djathtistë. Ndryshe mbajnë qëndrim kandidat e majtë presidencial trockist në Francë. Në vitin 1999 ata e refuzuan një aleancë me Millosheviqin. Në Gjermani vetëm disa grupe të vogla maoiste e trockiste kanë qëndrim leninist ndaj Kosovës. Për Leninit ishte e domosdoshme garantimi i të drejtës për vetëvendosje. Nga ai qëndrim janë larg pjesë e mëdha e të majtës gjermane.

Shkrimi origjinal:

http://www.kosova-aktuell.de/kommentare/3375-frau-le-pen-will-kosova-nicht-anerkennen-2

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400