23-vjeçarja nga familje mbretërore thyen traditën, del nudo në plazh

08:21 / E enjte, 30 Gusht 2018


Ajo është nga familja mbretërore, por kjo si duket nuk i bën përshtypje dhe nuk e pengon që të ketë një jetë me së të zakonshme.

Ndryshe nga anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, Lady Amelia Windsor, 23 vjeçe, ka një llogari aktive në Instagram dhe sigurisht ku nuk i përmbahet asnjë lloj protokolli.

Amelia është mbesa e Dukës së Kentit, por ajo ndan foto të vetes, familjes dhe miqve në internet dhe nëse i hidhni një sy llogarisë së saj të Instagram do e kuptoi që nuk është një “princeshë” e zakonshme.

Vetëm javën e kaluar, ajo është parë të kërcejë në Peckham bar Frank’s cafe, një nga baret më të njohura në Londër, i cili gjendet në katin e 10-të.

Por, kjo nuk është dalja e vetme befasuese e Amelias për këtë vit.

Ajo është fotografuar nudo në një nga plazhet e Spanjës, të cilin si duket e frekuenton çdo vit por jo çdo vit lakuriq.

Fotot e saj u përhapën me shpejtësi të madhe nëpër rrjetet sociale, por nuk u cilësuan si skandal mbretëror, thjesht thyerje tradite.

Sigurisht, Amelia jeton një jetë me klas, por në një mënyrë shumë jo mbretërore.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/23-vjecarja-nga-familje-mbreterore-thyen-traditen-del-nudo-ne-plazh-571261/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected]ainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400