50 milionë për “Live it Up” nga Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam

12:41 / E diell, 24 Qershor 2018

Këngëtarja Era Istrefi është zëri i Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

 Kënga mban titullin “Live it Up”, ndërsa Era e këndon bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam.

Ka dy javë prej kur ky projekt është publikuar në kanalin YouTube i shoqëruar me videoklip dhe ka arritur të klikohet mbi 50 milionë herë.

Kënga dëgjohet në çdo ndeshje gjatë Kampionatit, ndërsa kjo konsiderohet arritje e madhe për Erën.

Kujtojmë që Era do të perforojmë live në finalen e Kampionatit Botëror, bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam.

 

 

 

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400