Action Bronson në Prishtinë, flet për jetën e tij dhe golat e Shaqirit e Xhakës ndaj Serbisë

20:41 / E martë, 07 Gusht 2018

Reperi shqiptaro-amerikan Action Bronson ka mbajtur konferencë për media në Prishtinë, para koncertit që do ta ketë në kuadër të festivalit Sunny Hill.

Ai para gazetarëe foli për shumë gjëra, jetën e tij, lidhjen me shqiptarët, prejardhjen.

Reperi i cili është për herë të parë në Kosovë tha se ka jetuar në Amerikë me familjen e tij prej 15 anëtarësh të gjithë shqiptarë.

‘Gjyshja ime ka qenë nga Shkupi, ajo bënte ushqimet më të mira në botë, kurse babai nga Gjilani’.

Action i pyetur për ndeshjen Serbi- Zvicër dhe golat e shënuar nga Xhaka dhe Shaqiri tha se është ndjerë tejet krenar.

‘Jam ndjerë tejet krenar, me kanë bërë të qaj. Sepse t’i dëgjosh rrëfimet e tyre për baballarët e tyre se si janë dëbuar në luftë, është diçka emocionuse”, tha reperi, transmeton Indeksonline.

Ndryshe ai tha se nuk di shqip vetë disa fjalë të perimeve.

Action do të performojë më 11 gusht.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400