Adela e Ledrit feston 27-vjetorin, ishte reperi i ftuar? (Foto)

09:29 / E martë, 10 Janar 2017

 

Mbrëmjen që lamë pas ka festuar ditëlindjen e saj të 27-të vajza e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, Adela.

Ajo u bë mjaft e njohur në media si e dashura e reperit të njohur Ledri Vula. Adela e ka festuar ditëlindjen duke organizuar një festë të madhe ku ishin të ftuar shumë nga miqtë e saj duke përmendur këtu fashionisten Lori Hoxha dhe të dashurin e saj Vis Bajraktarin.

Gjithashtu e ftuar ka qenë edhe motra e Lorit, Sara, e cila vetëm pak kohë më parë është bërë nënë. Ato kanë publikuar në rrjete sociale imazhe nga kjo festë. Ndërkohë që është vënë re mungesa e reperit në këtë ditëlindje duke konfirmuar kështu zërat për një ndarje mes tyre.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400