Adelina Tahiri në Bullgari, ja kush po e shoqëron

00:05 / E shtunë, 13 Janar 2018

 

Këngëtarja Adelina Tahiri ditët e fundit është shndërruar në personazhin më të përfolur në kryetitujt e medieve rozë.

Fejesa e saj me biznesmenin maqedonas, i cili është disa vite më i moshuar se ajo, kishte bërë bujë në medie, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, këngëtarja po vazhdon të shijojë ditët e lumtura pranë të fejuarit dhe familjes së saj, të cilët janë shumë të vlefshëm për të.

Së fundi, këngëtarja ka postuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën shfaqet nga një ambient skijimi në Bullgari.

Në këto pushime, Adelina po shoqërohet nga motra e saj, që të dyja duket se po kalojnë çaste të bukura atje.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400