“Adhuroj gatimet e mamit”, Elvana “fëlliqet keq” nga detaji i dokumentarit të Top Channel (Foto)

11:31 / E martë, 13 Shkurt 2018

Këngëtarja Elvana Gjata është rikthyer në vendlindje pas një mungese prej më shumë se një viti në skenën shqiptare.
Me rastin e 31-vjetorit, ajo organizoi një koncert recital me 100 të ftuar të përzgjedhur, ndërsa në “Top Channel” u shfaq një dokumentar kushtuar jetës së saj personale dhe profesionale.

Duke treguar detaje nga jeta e saj, Elvana tregoi se miqtë e ngushtë e thërrisnin Ela, dhe se është shumë e lidhur me motrën e saj.

Por gjatë këtij transmetimi një detaj i ka shpëtuar syrit të realizuesve.

Elvana ka zbuluar se ushqimet e preferuara janë ato që gatuan e ëma, shkruan Story.

Mirëpo ndërsa tregon se si nëna e Elvanës shtron tavolinën dhe momentin e gatimeve, mbi banakun e kuzhinës shihen pakot e ushqimeve, që duket se janë të porositura dhe jo të gatuara në shtëpi.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400