Afërdita Dreshaj: Burrin e kam pak xheloz, dua t’i kem dy fëmijë

14:45 / E enjte, 12 Korrik 2018

 

Javën e kaluar kurorëzoi me martesë lidhjen disavjeçare në ceremoni mahnitëse në SHBA. 

Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti çek, Jakup Kindl kanë nisur muajin e mjaltit një vend piktoresk, të cilën po e mbajnë dyshja sekret.

Pos, jetës sentimentale dhe ditëve të para të martesës që po i shijon, modelja ka gjetur pak kohë që t’i përgjigjet fansave.

Ajo është pyetur nëse është xheloz hokejisti dhe nëna e sa fëmijë do të dëshironte të ishte në të ardhmen.

“Burrin e kam paksa xheloz. Do të doja të kisha dy fëmijë”, është përgjigjur ajo përmes llogarisë personale në Instagram.

Biondina më tutje ka treguar se në çantë i mban pesë gjëra esenciale pa të cilat nuk mund të shkoj në ndonjë vend.

“Telefonin, buzëkuqin, kuletën, çelësin e veturës dhe të shtëpisë”, ka shkruar bukuroshja në rrjetet sociale.

Ndryshe, Afërdita nuk dihet nëse do të kthehet në projekte të tjera të modës pasi ka kohë që nuk e kemi parë në pasarela botërore.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400