Agron Llakaj flet për martesën: E gjatë dhe plot turbulenca!

08:57 / E martë, 17 Prill 2018

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ishte aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Agron Llakaj i cili u intervistua nga të vegjëlit.

Agroni foli për bashkëshorten e tij Konstandina, martesën me të cilën e përshkroi si një fluturim.

I pyetur nëse zihet me bashkëshorten, Agroni tha me të qeshur: “Ne bërtasim, ulërasim dhe në fund të sherrit dal unë nga shtëpia”. “Martesa jonë i ngjan një fluturimi, i gjatë me turbulenca.

E rëndësishme është qe jemi bashkë, gëzojmë këtë familje ndërkohë po presim dhe një nip. Unë me të vërtet jam investitori kryesor por Konstandina ka meritën e padiskutueshme e kësaj familjeje”, u shpreh aktori./Xing.al/

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400