Anxhelina Hadergjonaj trullos fansat, shfaqet me fustan 4 mijë euro

08:50 / E martë, 23 Janar 2018

Anxhelina Hadërgjonaj është njëra ndër këngëtaret më të përfolura në showbizin shqiptar e sidomos gjatë kohës së fundit e cila po na shfaqet me poza provokuese.

Ajo ka shkëlqyer në evenimentin ODA në Tiranë, ku ishin të pranishme shumë bukuroshe shqiptare.

Për këtë ngjarje, vajza e këngëtares Albërie Hadërgjonaj kishte veshur një fustan të zi, të gjatë, i cili vende-vende ishte transparent.

Natyrisht se dukja e saj u ka rënë në sy fansave të saj, të cilët e kanë pëlqyer shumë dhe i kanë kushtuar vëmendje fustanit të zgjedhur nga Anxhelina.

Fustani njihet si ‘Argentina Goën’ dhe është pjesë e koleksioneve të dizajnerit Walter Mendez.

Në faqen e këtij dizajneri, ky fustan e ka çmimin 3.995 dollarë (3.261 euro) shkruan telegrafi.

Në këtë eveniment, Anxhelina është shoqëruar nga Beatrix Ramosaj dhe modelja e njohur Vildane Zeneli.

Në profilet e tyre në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi e përbashkët e tri bukurosheve.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400