Arrestohet dhe më pas lirohet Stormy Daniels, ylli pornografik që e akuzoi për ngacmime seksuale presidentin Trump

16:42 / E enjte, 12 Korrik 2018

 

Ylli i pornografisë, emri i të cilit është Stephanie Cliffords, u arrestua në Columbus të Ohios për lejimin e një klienti ta prekë gjatë performancës së saj, tha avokati i saj, Michael Avenatti.

Një video e postuar nga Associated Press, shfaqi dy oficerë të zbatimit të ligjit që e shoqëronin atë nga një furgon policor në një burg në qytet.

Stormy Daniels e veshur me xhup dhe pantallona shihet me duart e lidhura pas shpinës dhe me kokë duke shikuar dyshemenë.

Pasi u dërgua në burg, Daniels pagoi 6,054 dollarë në formë të kaucionit dhe u lirua më vonë, njoftoi CNN, duke cituar dokumentet e gjykatës.

Sipas ligjit të Ohios, kushdo që nuk është anëtar i familjes i ndalohet të prekë një valltare lakuriq ose gjysmë nudo në ndonjë klub, duke përfshirë edhe parkingun, sipas The Dispatch Columbus.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400