Bëhen bashkë Dafina Zeqiri dhe Emina Çunmulaj në Amerikë

21:53 / E martë, 13 Mars 2018

 

Ka vite që të dyja jetojnë në Amerikë.

 

Përkrahja e shqiptarëve që jetojnë jashtë nuk ka munguar asnjëherë. Flasim për Dafina Zeqirin dhe Emina Çunmulaj ku kjo e fundit është një fanse e madhe e Dafina Zeqirit, e cila e ka përkrahur atë qysh në fillim të karrierës, e edhe më shumë tani teksa po bën muzikë në Amerikë. Është Dafina ajo që ka publikuar pamje gjatë takimit me Eminën të cilat ditën e sotme janë bërë bashkë për të drekuar.

Shohim Eminën teksa pret Dafinën me makinën e saj super luksoze “Porsche” e duket teksa po shijojnë praninë e njëra-tjetrës.

Sa i përket muzikës, Dafina ka pak muaj që ka nxjerrë në treg albumin e saj “KING”, ndërsa tani vonë sa ishte në Kosovë ajo lansoi dhe projektin me titull “Ti e din” i cili deri tani ka arritur të mbledh mbi 1 milion klikime.

Sa i përket Emina Çunmulaj ajo shumë shpejt do të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, gjinia e të cilit ende nuk është zbuluar, ndërsa Ella është vajza e saj e cila i dha epitetin nënë./GazetaBlic

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400