“Bëj qejf me burra në moshë”, moderatorja shqiptare rrëfen tmerrin e fëmijërisë

02:40 / E mërkure, 24 Janar 2018

Skandali seksual që ka shpërthyer në Hollywood ka bërë që edhe VIP-at shqiptarë të flasin për këtë fenomen në realitetin tonë.

Ngacmimet dhe favoret e kërkuara seksuale në botën e showbiz-it kanë qenë gjithmonë dhe kudo të pranishme, dhe kjo vërtetohet nga dëshmitë e personazheve të famshëm.

Në Shqipëri aktoret e njohura të filmave të hershëm si Tinka Kurti kanë mohuar kategorikisht ngacmimet seksuale, por në periudhën post-komuniste me sa duket gjërat kanë ndryshuar.

Ky fenomen ndonëse nën zë, është pranuar si real edhe në vendin tonë nga një pjesë e vajzave të ekranit.

Një prej prezantueseve të njohura shqiptare, Einxhel Shkira ka pranuar mbrëmë në emisionin “Opinion”, se kur ishte ende shumë e re është terrorizuar nga një femër, personazh i njohur, e cila ka dashur t’i prezantojë meshkuj shumë më të mëdhenj në moshë.

Ajo tha se gruaja i kishte thënë “të bënte qejf” me burra të martuar.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400