Besiana Mehmedi uron bashkëshortin në mënyrë të pazakontë!

15:23 / E hëne, 16 Prill 2018

Tenori i njohur Shkodran Tolaj, sot feston ditëlindjen e padyshim që në këtë ditë speciale për të, është bashkëshortja ajo e cila i qëndron afër dhe e uron me fjalët plot jetë.

Bashkëshorten e tij e njihni të gjithë, si një zë i jashtëzakonshëm i skenës sonë, por që prej kohësh u tërhoq nga skena, pasi që muaj më parë ndërroi jetë babai i saj Qani Mehmedi, publicisti i shquar.

E dhimbja dhe malli për të ndjerin, shihet se Besianës nuk i kalon për asnjë moment, aq sa urimin për bashkëshortin vendosi ta përcjell përmes fjalëve të babait të saj, në një letër imaxhinare.

Si mund të jenë ndryshe vargjet rrënqethëse pos këto të cilat zgjodhi Besiana, që ngjallin aq emocion e në të njëjtën kohë edhe habi për formën se si ka zgjedhur të bëjë këtë urim.

 

“(Letër e imagjinuar) pa adresë
16 prill 2018
I dashur Shkodran…..
Jam shumë i bindur se Besiana do vazhdojë të krijojë befasi dhe momente të bukura në jetë ashtu siq ndodhte në çdo ditëlindje apo rast të veçantë.
E di që kalon kohë të vështirë dhe e ndjen mosprezencën time andaj jam detyruar që çdoherë të flas vetëm për jetën.
Poashtu jam i bindur se dhe ti nuk je duke kaluar kohë të lehtë por duhet të vazhdoni të qëndroni vertikalisht.
Kur do keni mall këndoni këngën”Fjala jonë” apo “Vinë vaporat” dhe shfletoni bibliotekën.
Aty më gjeni mua.
E për ditëlindje them se duhet të festoni dhe të jetoni çdo ditë të jetës sepse vetëm koha nuk kthehet.
Gëzuar dhe të priftë e mbara.
Përjetësisht i juaji- Babushi”

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400