Bjordi flet për herë parë pas vdekjes së Adelës!

10:41 / E diell, 18 Shkurt 2018

I

ftuar sot në emisionin e përditshëm You & Me në NRG Radio me Julkën dhe Arjonin ishte regjisori dhe ish-banuesi i Big Brother, Bjordi Mezini.

Pas shumë batutash, faktesh dhe sekretesh, intervistës i erdhi rastësisht një moment delikat, ku Bjordi foli për Adelajda Xhamanin.

Sigurisht të flasësh për të nuk është e thjeshtë, veçanërisht për Bjordin, por ai u shpreh pak me hezitim në fillim: “…është një person që mungon, edhe…nuk ka shumë për të thënë, të gjithë e dinë sa kam ndikuar unë tek jeta e saj dhe ajo tek jeta ime. Kemi jetuar një periudhë shumë të veçantë së bashku, kemi ndarë shumë gjëra bashkë dhe kjo më bëri të empatizoja (ndieja) shumë për këtë njeri. Mund të them që e njihja më shumë se çdo njeri tjetër dhe kjo më bëri shumë keq, nuk e prisja që do reagoja kaq keq…”

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400