Can Yaman: Ushqimi im i preferuar është shqiptar

15:31 / E mërkure, 29 Gusht 2018

Can Yaman është një ndër artistët më të përfolur të momentit në shtetin turk.

Aktori së fundi ka pranuar se është me prejardhje shqiptare duke folur për mediat e Turqisë.

Ai në një intervistë të dhënë kishte pohuar se gjyshen e kishte shqiptare të Maqedonisë si dhe gjyshin e ka prishtinas.

E pas kësaj, Yaman publikoi një video në llogarinë personale në Instagram kur përgjigjet në disa pyetje interesante.

I pyetur se kë zgjedh ndërmjet ushqimit italian dhe atij shqiptar, Yaman ka zgjedhur ushqimin tonë.

Ndryshe, Yaman është duke punuar në projekte të reja filmike të ndryshme. /Telegrafi/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400