Cardi B flet për përvojën si nënë, nuk do që vajzën t’ia rritë dadoja

12:39 / E premte, 20 Korrik 2018
Reperja Cardi B, është bërë nënë për herë të parë.

Javën e kaluar ajo solli në jetë vajzën e vogël, Kulture Kiari Cephus për të cilën do të përkujdeset vetë.

Përmes një video të publikuar në Instagram ajo ka shpjeguar se përse nuk do të ketë një dado për vajzën.

“Jam një person i bekuar. Po të shihini të gjitha bekimet që më ka dhënë zoti, por një gjë tjetër është se kam qenë e bekuar që nga lindja. Kam qenë e bekuar që kur dola nga va*** e nënës time për shkak të prindërve të mi. Këto janë bekimet e mia më të mëdha dhe jam shumë mirënjohëse për to”, ka thënë Cardi B në një video.

“Nuk kam marrë një dado ende”, ka shtuar ajo. “Dua të mësoj se si të jem nënë. Dua ta shijoj cdo moment me vajzën, pasi që shpejt do t’i kthehem punës”, u shpreh ajo.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400