“Çënari” uron Kurban Bajramin në gjuhën shqipe

16:01 / E martë, 21 Gusht 2018

Tolgahan Sayisman është një ndër aktorët më të dashur turk te publiku shqiptar.

Aktori që njihet më mirë si “Çënari” në saje të rolit në serialit “Lale Devri” ka nisur të mësohet me faktin se është dhëndër shqiptar.

Në fakt, Tolga ka kurorëzuar lidhjen disavjeçare me modelen shqiptare, Almeda Abazin, me të cilën kohët e fundit ka vizituar disa herë Shqipërinë.

Kjo ka bërë që aktori edhe në festa të ndryshme fetare dhe nacionale të uron edhe në gjuhën shqipe.

Përveç se në gjuhën turke, Tolga ka uruar besimtarët myslimanë edhe në gjuhën tonë me rastin e Kurban Bajramit.

“Gëzuar Bajramin”, ka shkruar Tolga, teksa nuk ka munguar as edhe urimi nga bashkëshortja e tij, Almeda.

Ndryshe, aktorin do ta shohim gjatë këtij viti kalendarik edhe në disa projekte të ndryshme filmike. /Telegrafi/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400