Çfarë po ndodh me Angelina Jolie? Aktorja çdo ditë dhe më e bukur

21:08 / E diell, 17 Dhjetor 2017

 

Divorci i Angelina Jolie me Brad Pitt, ishte një prej më të vështirëve në botën e shoë-bizz.

Që prej shtatorit 2016, Angelina dhe Brad po përballen çdo ditë nëpër gjykata për kujdestarinë e fëmijëve. Fillimisht aktorja Jolie u shfaq pas divorcit me një pamje që linte shumë për të dëshiruar.

Angelina dukej shumë nënpeshë, dhe tiparet e saj tërheqëse ishin fshehur nga mërzitja. Mirëpo kohët e fundit Angelina është shfaqur çdo ditë dhe më e bukur në çdo dalje të saj.

Fillimisht ajo u komplimentua për pamjen në një konferencë në Nju Jork, teksa kishte veshur një fustan të zi dhe dukej se çdo gjë po shkonte mirë për të. Këtë fundjavë ajo na ka befasuar përsëri, teksa shoqëronte fëmijët për të parë një film.

Jolie mbante veshur një triko të bardhë, kombinuar me një rrip kaf dhe çizme të zeza. Pesha e saj trupore është e rregullt, dhe në fytyrë i lexohet një buzëqeshje. Mund të themi pa frikë se ditët e vështira për aktoren kanë marrë fund

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400