Cila është lidhja në mes Erëza Rexhës dhe Bebe Rexhës?

22:02 / E mërkure, 14 Nëntor 2018

 

Këngëtarja e talentuar Erëza Rexha debuton me këngën e saj të parë të titulluar “Realitet”, e realizuar ne “Studio by Heki” me tekst dhe muzikë të kantautorit Hekuran Krasniqi. Për te arritur sukses ne botën e muzikës nuk do të thotë vetëm të kesh mbiemrin Rexha, por ajo çfarë i siguron të ardhme të sigurtë Erëzës është pikërisht vokali i saj cilësor. Ajo çfarë na le përshtypje është përmbajtja tekstuale fantazia tipke e moshës së Erëzës që përçon një mesazh te bashkëmoshatarët e vet se një ditë ëndrrat e tyre mund të bëhen realitet. Pa e anashkaluar mënyrën e interpretimit dhe realizimin muzikorë me një kolorit bashkëkohorë. Talentët e rinj janë kudo në hapësirat mbarë shqiptare edhe në diasporë dhe ne ju sjellim krijimet cilësore pranë jush që te ndajmë kënaqësinë së bashku. Duke sfiduar thënien e famshme “Me mijêra yje lindin dhe vdesin pa shndrritur kurrë ” ne përpiqemi që sado pak të krijojmë hapësirën e merituar për të gjithë yjet e vendit tonë.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400