Çka do të ndodhë me çantën misterioze të Mc Kreshës?

22:42 / E diell, 09 Dhjetor 2018

 

Dueti mes reperit Mc Kresha dhe Fifit, ‘Psikopatja jote” ka  fituar çmimin ‘Artisti më i mirë në web’, në edicionin e sivjetëm të Këngës Magjike. Por, përveç që tashmë kënga  ka marrë simpatinë e të gjithëve dhe deri më tani ka arritur në shifrën e mbi 5 milonë klikimeve në kanalin ‘Youtube’, edhe diçka tjetër ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Ishte pikërisht çanta e Mc Kreshës ajo që ra në sy për veçantinë e saj duke u bërë aksesori më i përfolur i këtij evenimenti.

Ndër tjerash ajo u bë edhe pjesë e humorit të Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut, të cilët në paraqitjen e tyre kthyen në parodi bashkë me disa nga këngët e festivalit edhe ‘Psikopaten”e Fifit dhe Mc Kreshës, ndërsa Olsi doli në skenë me çantë si Mc Kresha. Besi më tutje hapi çantën dhe nxorri disa ushqime.

Por, çfarë çante mbante Mc Kresha?

Gazeta Observer, mëson se bëhet fjalë për çantë meshkujsh të firmës Hard Knock Leather, e tëra punë dore dhe e punuar enkas për Kreshën.

Po ashtu, sipas marrëveshjes Hard Knock Leather do të prodhojë një linjë të këtij lloji të çantave Hard Knock Leather # Pint të brenduara përmes Mc Kreshës i cili do të jetë përgjegjës edhe për shitje, transmeton Gazeta Observer.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2019 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400