Çka thotë Gresa Behluli për të fejuarin?

07:54 / E mërkure, 20 Shtator 2017

 

Është prej vitesh në skenën muzikore shqiptare, bile videoklipet e para të saj paraqiten senzacion sa i përket mënyrës së realizimit.

Gresa, e bija e këngëtares Shkurte Fejza, po këndon pranë saj në dasma e ahengje. Gresa në zhanrin që e identifikon, e Shkurta në të saj. Kështu, dasmat ku janë nënë e bijë rezultojnë të jenë mjaftë të veçanta në përmbajtje.

Shpesh është folur e përfolur edhe jeta private e këngëtares, por ajo vetë asnjëherë nuk ka preferuar të shpalosë shumë sa i përket zhvillimeve jashtë skenës.

Ja çka thotë këngëtarja në lidhje me këtë gjë për revistën “Kosovarja”.

“Unë jam artiste dhe e shoh gjithmonë të arsyeshme që publikut ti ofroj punën time si artiste, krijimtarinë time muzikore, jo pjesën private. Pastaj edhe është dëshirë edhe e të fejuarit që të mos jetë pjesë e shoubizit dhe unë patjetër e respektoj këtë”, thotë Gresa .

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400