I dashuri i Dua Lipës bën shqiponjën me kryetarin e Prishtinës (Foto)

18:07 / E shtunë, 11 Gusht 2018

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është paraqitur dje (e premte) në festivalin “Sunny Hill”.
Ajo ka kënduar para publikut shqiptar disa nga hitet e saj më të njohura, ndërsa ka bërë një interpretim të shkëlqyer para mijëra fansave shqiptarë.

Hite, performancë e përshëndetje në shqip – gjithçka rreth paraqitjes spektakolare të Dua Lipës në Prishtinë

Një ditë para se të ngjitej në skenë, Dua është mirëpritur në zyrën e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Asaj iu dhurua “Çelësi i qytetit” në shenjë mirënjohje për kontributin dhe arritjet e saj artistike.

“Ky është vetëm fillimi për ecjen dhe përparimin e artit dhe kulturës së Kosovës që do ta bëjmë së bashku. Faleminderit për përkrahjen e vazhdueshme që më jepni, pa juve s’do të isha këtu, sepse e di që më keni mbështetur duke dëgjuar këngët e mija”, ka thënë Dua Lipa pas pranimit të një mirënjohjeje të tillë.

E njëjta në këtë takim është shoqëruar nga i dashuri i saj anglez, Isaac Carew, i cili e ka shoqëruar këngëtaren përgjatë gjithë këtij udhëtimi të sajin në Kosovë.

E duket se nga vizita këtu, ai ka mësuar se si të bëjë simbolin e shqiponjës me duar, pasi diçka të tillë, e ka bërë gjatë takimit me të parin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Carew në llogarinë e tij zyrtare në Instagram ka publikuar disa fotografi, ku ndër të tjerash shihet i lumtur pranë kryetarit të Prishtinës, teksa shkruan në mbishkrimin e fotografisë se ndjehet krenarë që Duas iu dhurua “Çelësi i qytetit”.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400