Dedikimi prekës i Florit: A e mban mend kur më the të dua?

12:17 / E hëne, 14 Maj 2018

Kantautori Flori Mumajesi njihet për karrieër të suksesshme në muzikë.

Çdo këngë e tij shndërrohet në hit dhe është vazhdimisht aktive me mbrëmje muzikore, shkruan lajmi.net.

Në një fotografi të shtuar në Instagram këngëtari ka thurur vargje prekëse të cilat nuk ka treguar se kujt ia dedikon.

“Nga e mira Des’antila🌹 “Më vjen keq!”
Është zhveshja më e dobët që trupi përjeton pas kësaj fjalie, është një keqardhje e këputur, është një dorë në shpatull në një fragment sekondi. E di cfarë do të bënte ndryshim tani? Një pëshpëritje në vesh me fjalën të du’! Mbi gjithcka, në formën më naive e të pastër në botë kur heshtja të thyhet vetëm nga fjala “edhe unë”.
Sa shumë e shumë të pathëna do të merrnin edhe njëherë jetë nëse gjërat do të ishin ndryshe sepse mund të duash disa njerëz gjatë jetës por askush asnjëherë nuk do mësojë të dashurojë sic bëje ti! Në asnjë ditë e në asnjë jetë nuk do të gjesh asnjë zemër që të jetë e njëjtë.

Do të vij tek ti ndryshe nga hera e fundit, do të vij e zhveshur nga pengjet dhe e qetë, të të rigjej edhe njëherë tek ty atë që dikur njoha, vrullin e një zemre me krahë, të një shpirti që dehet pa orar, të një prekje me mall fytyrës me duar. E mban mend se si bota ndaloi atë natë? Se si e vetmja e lëvizsshme në ajër ishte ndjesia, ishim unë edhe ti? A e mban mënd kur më the të dua?
Po, edhe unë… “, janë vargjet e Florit në Instagram.

Kujtojmë që projekti i fundit i tij është “ Trëndafil” në bashkëpunim me këngëtaren Dhurata Dora.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400