Del video-xhirimi i momentit të përplasjes së motoçikletës të George Clooney-t me një veturë

15:11 / E enjte, 12 Korrik 2018
George Clooney është një ndër artistët më të famshëm në botën e industrisë së filmit.

Ditë më parë raportuam se aktori 52-vjeçar hollivudian ka pësuar një aksident duke goditur një veturë në Sardenja të Italisë.

Amerikani ishte duke vozitur një motoçikletë kur papritmas para vetes iu shfaq një veturë, me të cilën u përplas në Costa Corallina, shkruan Rai Sardegna.

View image on Twitter

Tek sot është publikuar edhe video e momentit dramatik të përplasjes me skuter një kamionçinë.

Bashkëpshorti i Amal Clooneyt u transferua urgjentisht me autoambulancë në spitalin John PII-të të Sardenjës, tranmeton Telegrafi.

Shoferi i veturës menjëherë doli prej veturës dhe i dha ndihmën e parë aktorit që shpëtoi pa shumë lëndime në saje edhe të përkrenares që kishte në kokë.

Clooney arriti në Sardenjë për të drejtuar një miniseri televizive të quajtur Catch 22, bazuar në romanin e autorit amerikan Joseph Heller të shkruar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndryshe, Clooney është duke punuar në projekte të reja filmike që do to të mund t’i shohim gjatë muajve në vazhdim në ekranet e mëdha të kinemave botërore.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400