Derisa Majlinda bëhet nënë, ja çfarë bën Majku (Foto)

12:43 / E premte, 19 Maj 2017

 

Modelja e njohur Majlinda Zeka pak kohë më parë ka treguar për të gjithë fansat e saj se është bërë nënë për herë të parë

Këtë e kishte bërë të ditur përmes dy imazheve të djalit të saj të cilat i ka publikuar në profilin e saj në Instastory.

Roan është emri me të cilin e ka pagëzuar Majlinda djalin  e saj.

E derisa Majlinda publiko këto imazhe të djalit të porsalindur, Majku ka postuar një fotografi të tij duke shkruar një fjali nga kënga më e re e tij “Katile” të cilën e publikoi një ditë më parë dhe vazhdon ta promovojë.

“o si prej qiellit ti mu m’pike… #katile #majk #babastars … faleminderit kreitve”, ishte ky mbishkrimi që kishte lënë Majku.

Shumë nga fansat e Majkut në komente e kanë uruar atë për lindjen e djalit.

Kujtojmë se Majk gjatë gjithë kësaj periudhe kishte qëndruar indiferent në lidhje me këtë. Ai vetëm njëherë kishte postuar një video në profilin e tij në Instagram duke thënë se djali i tij është bërë i famshëm ende pa lindur.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400