Dua Lipa fillon vitin me çmime, ja suksesi i saj i radhës (Foto)

09:43 / E enjte, 12 Janar 2017

Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa e cila po bën bujë nëpër botë me talentin e saj, ka filluar vitin 2017 mjaft mirë.

Gjatë natës së mbrëmshme Në festivalin “European Festival Awards” i cili u mbajt mbrëmë ajo ka arritur të rrëmbej dy çmime, për të cilat ajo u gëzua mjaft shumë, duke i konsideruar ato si çmimet më të mira që ka marrë.

Përmes një postimi në Instagram ajo thotë se ndihet mjaft me fat.

“Cfarë fillimi në vitin 2017!” Faleminderit @ebbba_aëards për çmimin “Europen Borders BreakerAëards” dhe “Peoples Choice Aëard!! Faleminderit shumë të gjithëve që votuat për mu dhe që më mbështesin gjithmonë! Faleminderit Europen Festivsal Aëards për fillimin vitin më të mirë aëard ndonjëherë dhe gjithashtu një falënderimi vecantë shkon për grupin dhe bendim tim @ëilliamboëerman @mattycarroll87 @statsstatsstats që më bëni të ndihem si në shtëpinë time edhe kur jemi shumë larg saj dhe që e bëni cdo shoë dhe udhëtim që kemi së bashku të paharrueshëm! Cfarë mbrëmje e mrekullueshme. Ndihem shumë me fat”, ka shkruar ajo në rrjetin e saj në Instagram, transmeton Indeksonline.

Gjatë kësaj mbrëmje ajo kishte veshur në fustan të verdh, mjaft të bukur tamam për stilin e saj të vecantë. Megjithëse nuk ishte veshur aspak provokative ajo dukej tepër bukur në të verdha.

Duas i urojmë edhe shumë suksese tjera, pasi padyshim sukseset e saja na bëjnë të ndihemi mjaft krenar.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400