Dua Lipa: Ishte e pamundur të depërtoja nga Kosova

18:51 / E mërkure, 11 Janar 2017

 

Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka deklaruar për “V Magazine” se nuk do të mund të kishte arritur suksesin që po shijon tani sikur të provonte të depërtonte me muzikë nga Kosova.

Lipa, që karrierën e nisi në Britani të Madhe, ka thënë në një intervistë të fundit se nga Kosova do ta kishte shumë të vështirë të depërtonte në një audiencë më të gjerë.

“Mendoj se nuk do të mund ta ndiqja karrierën muzikore në Kosovë sepse besoj se nuk kishte ndonjë rrugë për të dalë në një audiencë më të madhe. Nëse do të postoja ‘koverë’ dhe të shpresoja se dikush do të më gjente e të më largonte nga aty, thjesht nuk ishte reale. Gjithçka që doja ishte të bëja muzikë”, ka deklaruar këngëtarja që gjatë verës mbajti koncert në vendlindje, transmeton koha.net.

Lipa është rritur në Britani të Madhe, ndërsa në moshën 11-vjeçare ishte kthyer me familjen në Kosovë. Në moshën 15-vjeçare ajo kishte arritur të bindte prindërit që ta lejonin të kthehej në Londër, për të ndjekur ëndrrën e saj. Lipa më pas vazhdoi shkollimin në Britani dhe këtë përvojë e quan si më të rëndësishmen në jetën e saj.

Kënga e fundit e saj është “No Lie” e publikuar në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Sean Paul.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400