Dua Lipa shfaqet e terrorizuar, çfarë i ka ndodhur këngëtares

08:43 / E enjte, 14 Qershor 2018

Këngëtarja e njohur në mbarë botën, Dua Lipa ka hasur në një incident gjatë momentit kur po përgatitej për të dhënë koncertin e radhës. Këngëtarja e talentuar është hasur me një “mik” të paftuar në dhomën e saj të grimit.

Duan e ka kapur paniku dhe menjëherë është ngjitur në karrige duke bërtitur, Këto janë pamjet e fundit që qarkullojnë në rrjetet sociale të këngëtares.

Por kjo sjellje e saj ka shkaktuar të qeshura tek stafi i saj, të cilët janë kujdesur që ta filmojnë këngëtaren në momentet e panikut. Në fakt ai që e ka terrorizuar Duan ka qenë thjesht një buburrec, i cili i ka kaluar këngëtares nëpër këmbë.

Duket se Dua e ka ekzagjeruar pak me frikën e saj për buburrecin.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400