Dyshime se është spiune ruse, modelja e Playboy ndalohet nga policia e SHBA

02:38 / E mërkure, 24 Janar 2018

Ish-modelja e Playboy Victoria Bonya ka qenë së fundmi e përfolur në mediat rozë për shkak të lidhjes së saj me mesfushorin e Manchester United, Marouane Fellaini.

Por në një intervistë për The Sun, bukuroshja e cila është tashmë një gazetare e konfirmuar, ka rrëfyer një incident që i ka ndodhur në një aeroport në SHBA.

38-vjeçarja ruse ka treguar se ishte ndaluar nga policia amerikane, pasi gjatë kontrollit asaj i ishte gjetur kartëvizita e një kompanie që prodhonte kamera të fshehta.

Dyshimet e policisë kanë qenë nëse modelja bionde ka qenë ose jo spiune e KGB-së (agjente e shtetit rus) dhe kanë nisur kontrollin.

Pas hetimeve të mëtejshme, Victoria ka treguar se policët e aeroportit e kanë lënë të lirë pasi mësuan se kush ishte.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400